Një zjarr i madh shpërtheu pak më herët në katet e sipërme të ndërtesës në Fakultetin e Inxhinierisë Civile. Sipas informacioneve në terren, zjarri kapi fillimisht tre kabinete profesorësh. Zjarri u shua shpejt pas ndërhyrjes së ekipeve të zjarrfikësve.
Për momentin nuk ka informacion specifik për personat e dëmtuar në incident. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi “janë të vendosura në të njëjtën ndërtesë. Të gjithë studentët dhe profesorët janë jashtë ndërtesës.
Kjo ndërtesë është më shumë se gjysmë shekulli e vjetër.


