09 November
Përfaqësuesit e sektorit civil konsiderojnë se masat e publikuara nga ministria e Ambientit dhe Qyteti i Shkupit janë afatshkurtra dhe të njëjtat nuk do të zgjidhin problemin e ndotjes për periudhë të gjatë kohore. Nga koalicioni “Për ajër të pastër” kërkojnë që të bëhet një strategji sistemore e cila do të detektonte me saktësi ndotësit e ajrit dhe më pas të niset me zbatimin e masave afatgjate të cilat do ta zgjidhnin problemin me ajrin e ndotur.
Ne duhet ta kuptojmë se kemi problem serioz me ndotjen dhe të bëhet plan sistemor në nivel qendror dhe lokal dhe të bëhen përgatitje që në verë që dimrit të kemi nivel më të ulët të ajrit. Nëse ka vullnet politik, jo vetëm të shkruhen masat por dhe të ndiqet zbatimi i tyre dhe ajo çfarë bëhet tani të ndiqet. Ne presim analizë sistemore, lokalizim të saktë të ndotësve, zbulimin e saktë të faktorëve që ndikojnë në ndotje, dhe përpilimin e një plani – tha Lazar Gjurev, Kolaicioni “ Për ajër të pastër O2”.
Aktivisti Jane Dimeski konsideron se për zbatimin e masave të propozuara nga institucionet e vendit, kërkohet përkushtim edhe më i madh i Qeverisë dhe planifikim më i madh i buxhetit shtetëror për këtë problematikë.
Më vjen keq që buxheti për vitin e ardhshëm në këtë moment të planifikimit, nëpër debate të hapura nuk e pasqyron si prioritet të Qeverisë problemin me ndotjen. Konsideroj se problemi është aq i madh dhe kërkon aq shumë para sa që kyçja e Qeverisë. Megjithatë mendoj se në këtë sezon që të ketë koordinim të të gjithë faktorëve që ndikojnë në ndërmarrjen e masave – u shpreh Jane Dimeski, Aktivist.
Gjatë ditës së djeshme ministri i Ekologjisë dhe kreu i Qytetit të Shkupit prezantuan disa masa që do të kontribuojnë në uljen e nivelit të ndotjes, edhe atë subvencionimin e filtrave nëpër Institucione, ngrohjen me peleta, uljen e çmimit të biletave për transport dhe shtrenjtimin e çmimit të parkingut si dhe ndalesë për qarkullimin e makinave joekologjike. Stacionet matëse ditëve të fundit kanë treguar nivel alarmant të ndotjes së ajrit në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Veles.
Vjollca Aliti

