11 November
Në mesnatë ka filluar heshtja zgjedhore që i paraprinë rivotimit në vendvotimin 29-01 në Komunën e Çairit. Pas vendimit të Gjykatës Administrative, edhe KSHZ-ja unanimisht vendosi për rrethin e tretë pas të cilit do të mësohet se kush do të udhëheqë me Komunën e Çairit. Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona.

