11 November
Plani për reforma në arsimin fillor dhe të mesëm së shpejti do të gjendet në debat publik. Ndryshimet në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm po paralajmërohen tani disa muaj, por nga deri më sot nga Ministria e Arsimit nuk ka dhënë detaje se çfarë mund të përfshijnë këto reforma. Mësimdhënësit janë kureshtarë për këtë nismë të Arsimit duke përkujtuar institucionet gjegjëse se problemet janë evidente prej klasës së parë, që nga orët mësimore e deri tek lëndët mësimore.
Janë të ngarkuar nxënësit shumë, të bëhen ndryshime sidomos lënda e shoqërisë të kyçet në atë të mjedisit jetësor siç ishte më parë ku mësohet edhe biologjia, kimia, fizika edhe shoqëria, të jenë në një lëndë të përbashkët. Numri i orëve është i madh, duhet pak të zvogëlohet numri i orëve dhe ora të jetë më kreative. Mësimi në ciklin e ulët të zhvillohet, sidomos prej klasës së parë deri në të tretën të jetë përmes lojës, fëmija të luaj edhe të mësoj, mësimin mos ta ndjej si ngarkesë por lojë- tha Hava Doko, mëseuse.
Sipas meje duhet që ministria e arsimit të bëj një ekip ekspertësh arsimtarë të cilët janë të ballafaquar direkt në procesin arsimor sepse ata të cilët nuk punojnë në procesin arsimor nuk i dinë mangësitë dhe dobitë nga procesi mësimor dhe plan-programet mësimore. Ndoshta duhet të largohen disa njësi nga Kembrixhi e të shtohen disa njësi nga plan-programi i vjetër, ndoshta duhet të bëhet njëfarë gërshetimi i këtyre plan-programeve- tha Suzana Kubardovic, mësuese.
Edhe prindërit kanë vërejtje të shumta lidhur me plan-programet ekzistuese,para se gjithash për numrin e orëve dhe mungesën e kohës për aktivitete tjera.
Prej në klasë të dytë fillojnë me nga gjashtë orë një herë në javë, pastaj në klasë të tretë vjen dy herë në javë, pastaj në klasë të katërt dhe të pestë nxënësit veç se më i kanë edhe nga shtatë orë që është tepër shumë orar i ngarkuar. Për aktivitete tjera mos të flasim, shembull unë fëmijët e mi i dërgoj në not, duhet ti dërgoj në orë më të vona të natës që ti mbajnë stërvitjet- tha Arjeta Hasani, prind.
Klasat e ulëta janë të mbingarkuara, kanë nga shtatë orë, kanë punë me kompjuter, kanë lëndën shoqëri, nuk e di sa do të mundet fëmija gjashtë vjeçar të përputhet me atë lëndë- tha Mevludin Ismaili, prind.
Vite me radhë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme janë ballafaquar me një varg problemesh, si me orët mësimore dhe tekstet shkollore, përplot me gabime gjuhësore dhe fyerje në baza etnike.
Melihate Rustemi

