Avokati i Popullit thotë se ka nisur të bie numri i ankesave për shkelje të të drejtave të njeritu, por këtë fakt ia referon optimizmit, e jo pesimizmit të qytetarëve për zgjidhje të problemeve. Sipas tij, qytetarët janë optimist se Qeveria e re do të përmirësojë gjendjen e tyre, prandaj edhe nuk e kanë marrë mundimin të bëjnë ankesa deri tek institucioni i tij. Në intervistën për radion Evropa e Lirë, Memeti ka theksuar se rënia është për disa mijëra ankesa.
“Derisa në vitin 2015 ishte viti ku masovikisht kemi pranuar ankesa 4200, në vitin 2016 ky numër u ul në 500, këtë vit akoma më pak, në institucionin tonë mendojmë se ka dy shkaqe për uljen e ankesave, njëra për shkak të drejtave të konsumatorëve për shkak të shfuqizimit të taksës radiodifuzive dhe pritshmërive tek qeveria e re, në vitin 2015 qytetarët masovikisht kanë ardhur tek ne edhe pse e dinin se nuk mund të ju ndihmojmë, vetëm për të treguar revoltën e tyre dhe se janë viktima, këtë vit perceptimi i tyre është se pritet shumë dhe se ankesat tek ne janë në numër shumë të ulët”, ka thënë Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.
I pyetur për akuzat nga një deputet i pushtetit se ai ka më pak të drejtë të flas për të drejtat e njeriut pasi nuk ka bërë asgjë për ti mbrojtur, Memeti thotë se secili ka të drejtë të shprehë hapur mendimin e tij, por kritikoi qasjen e deputetëve për vite me radhë kur raportet e Avokatit të popullit në vend që të shqyrtohen përdoren për qëllime politike.
“Secili ka të drejtë të mendojë dhe të japë mendimin e tij publikisht madje dhe deputetët, për fat të keq raportet e Avokatit të popullit në vend që të shqyrtohen, praktika tregon se me vite të tëra parlamenti i ka përdorur për qëllime politike, me qëllim që të lavdërohen se cili është më demokrat se tjetri sa i përket të drejtave të njeriut nga ana tjetër në vend që të diskutohet mbi gjendjen që është përkeqësuar ato merren me mua personalisht si Ixhet Memeti”, shtoi ai.
Memeti tha se në vend që të diskutohet mbi gjendjen e të drejtave të njeriut që është përkeqësuar, njerëzit kanë filluar të merren me figurën e Ixhet Memetit si person dhe kjo gjë nuk i shkon në favor Maqedonisë dhe interesit qytetar. Natyra e shkeljeve të të drejtave të njeriut sipas Memetit, vazhdon të jetë e njëjta, vetëm qytetarët ndryshohen. Ankesa më së shumti ka nga puna e policisë respektivisht nga brutaliteti policor por Memeti kritikoi qasjen e Prokurorisë Publike që rrallë herë ngrit iniciativa të cilat do të rezultonin me ndëshkimin e policëve të dhunshëm që nuk i respektojnë ligjet dhe parimet policore.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

