Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi në një konferencë për media tha se dëshiron të ja uroj fitoren kandidatit të LSDM-së në komunën e Çairit.
“Fitore e vjedhur por ata e quajnë fitore, dhe nëse ata e pranojnë si të tillë, ne ua urojmë. Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjitha ata qytetarët që morën guxim dhe përkundër shumë presioneve e zhvatjeve sot dolën të votojnë. Së dyti më vjen keq për ata qytetar që sot u burgosën me burg shtëpiak nga vagabondët e partive në pushtet dhe nga zyrtar të policës dhe nuk i lejuan qytetarët të dalin dhe të votojnë. Për neve këto zgjedhje në Çair, e shpërfaqën në mënyrën më të saktë fytyrën e këtij pushteti, i cili në emër të konceptit qytetar i afirmon injorantët dhe kriminelët, ndërsa me të dyja këmbët shkel me të drejtën për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur. Ne e dinim mirëfilli se anulimi i këtij votimi bëhet vetëm për ti legjitimuar zgjedhjet e manipuluar, kur nuk u pranua të hapen kutitë dhe të shihen si u bë 1000 fletëvotime të pavlefshme ishte e qartë se çfarë votimi do të kemi sot”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi, raporton SHENJA.
Ai tha se ata do ta vahdojnw betejën deri në rrezimin e këtij regjimi.
“Beteja jonë për drejtësi, demokraci dhe mirëqenie do të vazhdoj”, tha Ibrahimi.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?
- I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli shkon në GJKKO për gjyqin ndaj tij
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka
- VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
- Së shpejti pritet dislokimi i kontingjentit të parë të FSK-së në Gaza
- Protesta e studentëve në Shkup, BDI: Iseni i keqtrajtoi studentët e Shqipërisë, kërkojmë falje për këtë turp

