Edhe përkundër paralajmërimeve, ende nuk janë bërë hapa konkret në drejtim të riformatimit të Qeverisë. Burime të Alsat-M brenda Qeverisë thonë se nuk ka ndonjë afat të caktuar për emërimet e ministrave dhe plotësimin e vendeve vakante në ekzekutiv. Ndërkaq kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela këmbëngul se emrin e ministrit të shëndetësisë do ta propozoj vetë ai. Jozyrtarisht Alsat mëson se emrat më të lakuar janë ai i Vullnet Feratit nga Tetova dhe Asim Izairit që vjen nga Gostivari. Megjithatë nuk përjashtohet edhe rokada e ministrive. Përfolët që Lube Boshkovski të marr postin e ministrit pa resor, që drejtohej nga Ramiz Merko. Por e gjithë kjo pret epilogun e takimit të liderëve që do të mbahet pas kthimit të kryeministrit Zoran Zaev, nga Sllovenia ku po qëndron në udhëtim zyrtar.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka
- VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
- Së shpejti pritet dislokimi i kontingjentit të parë të FSK-së në Gaza
- Protesta e studentëve në Shkup, BDI: Iseni i keqtrajtoi studentët e Shqipërisë, kërkojmë falje për këtë turp
- SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO rrëzon Prokurorinë e Posaçme, rikthen për hetim dosjen
- Shtrenjtohet akomodimi në konviktet studentore

