Pesë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej tetë aksidente të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup, ndërsa në katër aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 93 automjete, raporton MIA.
Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve. Gjashtëdhjetë e dy shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, pesë persona janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe 24 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë sanksionuar 76 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

