Për shkak të mungesës të justifikuar të avokatit mbrojtjës,sot në Kumanovë është shtyrë ndëgjimi i ish shtetasit boshnjak Boban Iliç, i cili vitin e kaluar shtyp për vdekje vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu.
Seanca e ardhshëme, është caktuar për 29 nëntor të këtij viti. I akuzuari ngarkohet se më 25 qershor të vitit të kaluar ka shtypur me makinë Almirin në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë pas një zënke banale me babain e Almirit për radhë në shtëpinë e shëndetit, me ç’rast pas një jave, për shkak të lëndimeve të marra, fëmija katërvjeçar u është nënshtruar plagëve.
Në të njëjtin rast kundër babait të fëmijës, Sedat Aliu dhe dy familjarëve të tij Sami Demiri dhe Abdulla Aliu është shtruar aktakuzë për vepër penale “dhunë”.
Palës mbrojtëse nuk u janë pranuar tri dëshmitarët e propozuar, të cilët kanë qenë të pranishëm në natën kur ka ndodhur fatkeqësia, si dhe lirimi nga akuzat për veprën penale “dhunë” të vëllait të Bobanit, Bojan Iliqi. Duke u bazuar në këto fakte, pala mbrojtëse druan që gjykimi mund të ketë epilog të drejtë./Almakos

