Rasti Treqind për blerjene e 300 makinave për nevojat e policisë filloi të gjykohet, por që në seancën e parë u desht të anulohet shqyrtimi pasi i akuzuari i vetëm mungonte. Siç njoftuan avokatët e tij, ish ndihmësi i ministrit të brendshëm Gjoko Popovski është i sëmurë dhe për këtë ka edhe vërtetim mjekësor dhe se mjeku i ka rekomanduar të pushojë.
Por prokurorja Fatime Fetai nuk pranonte këtë arsyetim dhe kërkoi mendim nga një ekspert i pavarur i cili do ta vlerësojë raportin mjekësor dhe do të tregojë nëse Gjoko Popovski është i aftë të vijë në gjykim ose jo.
“Nëse ai është i bllokuar në qafë, nuk do të thotë se ai nuk mund të flasë. Mund të vijë në gjykatë. I akuzuari nuk ka hapur as pushim mjekësor, por edhe po të kishte hapur pushim mjekësor, ai mund të vijë të ndjekë gjykimin dhe të flasë”, deklaroi Fatime Fetai, prokurore.
Një prej avokatëve të Popovskit, Boro Tasevski u nervozua me këtë qasje të Fatime Fetait dhe i kërkoi gjykatës që ta shkruajë në procesverbal deklaratën e prokurores se do përndjek njerëzit e inkriminuar qofshin edhe në shtrat të vdekjes.
Gjykatësja Lidija Petrovska e pranoi propozimin që të sillet ekspert i i cili do të vlerësojë dokumentacionin mjekësor dhe kështu në seancën e ardhshme që është më 21 nëntor, do të dihet nëse Gjoko Popovski mund të ndjekë gjykimin në të cilin është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për Popovskin Prokuroria Speciale pati propozuar edhe paraburgim, por në vazhdën e refuzimeve masive të Gjykatës Penale, ra edhe ky propozim.
Në rastin Treqin, Prokuroria Speciale zbuloi një keqpërdorim tenderi për blerjen e makinave për nevojat e policisë por nuk ka detaje se si është zhvilluar tenderi dhe nëse janë blerë gjithë makinat.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Shtrenjtohet akomodimi në konviktet studentore
- “Nuk ka ngrohje e as kushte higjienike”- Avokati i Popullit ngre alarmin: 5 burgje duhen mbyllur, cenohet dinjiteti njerëzor
- Spiropali: Problemi me shqipen në Maqedoninë e Veriut nuk është procedural, por thellësisht politik
- Të shtunën në Kojnare të Kumanovës, hapet Tregu i parë i veturave në rajon
- Meidani: Kërkesa për dinjitet dhe të drejta gjuhësore nuk duhet të shihet si kërcënim
- Logos-A boton librin “Sociological Trilogy: Identity, Religion, Ethics” (në gjuhën angleze) të sociologut Ali Pajaziti
- Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, do të vuaj dënimin me burg
- 73 mijë euro vlerë i kishte fshehur në këpucë

