Ndërmjetësuesi i Kombëve të Bashkuara në kontestin për emrin Methju Nimic në takimin me përfaqësuesit e Greqisë Adamantios Vasilakis dhe të Maqedonisë Vasko Naumovskin të caktuar për më 20 dhe 21 nëntor në Nju-Jork do të dalë me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit, njoftojnë mediat greke. Athina pret pas fitores së kryeministrit Zoran Zaev në zgjedhjet lokale dhe stabilizimit të Qeverisë nga Maqedonia të vazhdojë me aktivitetet e “vullnetit të mirë” me të cilat do të tregojë se e braktis irredentizmin, siç është ndryshimi i emrit të aeroportit në Shkup dhe largimin e përmendoreve të vendosura në kohën e Nikolla Gruevskit, publikon Radio Athina 9,84 Real.gr dhe Lefimerdia. Mediat greke transmetojnë se zëvendëskryeministri Koço Angjushev dje gjatë fjalimit në debatin në institutin Xhon Hopkins në Uashington ka kërkuar nga SHBA-ja mbështetje për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Shtrenjtohet akomodimi në konviktet studentore
- “Nuk ka ngrohje e as kushte higjienike”- Avokati i Popullit ngre alarmin: 5 burgje duhen mbyllur, cenohet dinjiteti njerëzor
- Spiropali: Problemi me shqipen në Maqedoninë e Veriut nuk është procedural, por thellësisht politik
- Të shtunën në Kojnare të Kumanovës, hapet Tregu i parë i veturave në rajon
- Meidani: Kërkesa për dinjitet dhe të drejta gjuhësore nuk duhet të shihet si kërcënim
- Logos-A boton librin “Sociological Trilogy: Identity, Religion, Ethics” (në gjuhën angleze) të sociologut Ali Pajaziti
- Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, do të vuaj dënimin me burg
- 73 mijë euro vlerë i kishte fshehur në këpucë

