Profesor Rizvan Sulejmani, ka thënë në ”Studio e Hapur” se Maqedonia duhet të ndërtojë strategji politike dhe orientimi sikur është në qendër, e jo të kopjojnë modele të shtetve që janë në qosh të botës, të cilat nuk kanë aleternativa dhe e kanë vetëm një drejtim. “Ne jetojmë në qendër, në udhëkryq. Unë mund të lëvizi edhe në qendër, edhe në veri, lindje dhe në perëndim. Unë kam më tepër zgjedhje. Të jesh në udhëkryq nuk do të thotë se je në humbje, por ke më tepër alternativa”, ka deklaruar Sulejmani. Prandaj, sipas Sulejmanit, edhe strategjitë e Maqedonisë nuk duhet…
Author: almakos
Profesori univeristar Rizvan Sulejmani, i ftuar në emisionin “Studio e hapur”, në Tv SHENJA, ka deklaruar se faktoi evropian i instaluar në Maqedoni tentojnë të blejnë kohë më tepër, sepse edhe ata nuk kanë ndonjë ide të qartë se çka të bëjnë me Ballkanin. “Ata ballafaqohen me probleme serioze rreth vetës. Evropa është e fokusuar shumë mbi konceptin e shteti modern. Evropa ka mbetur rob i koncepteve të vjetra dhe nuk ka fuqi të brendshme që ta tejkalojë këtë situatë”, tha Sulejmani. Sipas tij, Amerika me Trampin në krye e bën një dridhje serioze të këtij sistemi, ndërsa Evropa sikur…
15 November Një sasi e konsiderueshme armësh dhe plumbash janë sekuestruar sot gjatë bastisjes nga policia në Fshatin e vjetër të Tetovës, në shtëpinë e personit Mitko Dimovski. Në komunikatën e Ministrisë së punëve të Brendshme thuhet se janë sekuestruar 570 plumba të kalibrit 7.62 mm, dy bomba, pistoletë CZ 99 e kalibrit 9 mm të cilën e ka pasur me leje, qindra lloje plumbash me kalibër të ndryshme dhe një snajper të cilën poshtu e ka pasur me leje. Personi është arrestuar dhe mbahet stacionin policor në Tetovë.
Rasti “Treqind” për blerjen e 300 makinave për nevojat e policisë filloi të gjykohet, por që në seancën e parë është të anulohet shqyrtimi pasi i akuzuari i vetëm mungonte. Siç njoftuan avokatët e tij, ish ndihmësi i ministrit të Brendshëm, Gjoko Popovski është i sëmurë dhe për këtë ka edhe vërtetim mjekësor dhe se mjeku i ka rekomanduar të pushojë. Por, prokurorja Fatime Fetai nuk pranonte këtë arsyetim dhe kërkoi mendim nga një ekspert i pavarur i cili do ta vlerësojë raportin mjekësor dhe do të tregojë nëse Gjoko Popovski është i aftë të vijë në gjykim ose jo.…
15 November Ish kryetari i Ohrit nga radhët e VMRO DPMNE-së, Nikola Baraçeski pas mbarimit të mandatit, në vend që si shef i repartit për kardiologji intervenuese ku ishte paraprakisht, është sistemuar në një post më të ulët të punës. Ai është emëruar si udhëheqës i repartit për çrregullime të zemrës. Në ndërkohë, Bakraçevski akuzon për revanshizëm partiak. Atëherë kur unë vendosja, nuk ekzistonte termi “përkatësi partiake apo revanshizëm partiak” në leksikonin e këtij institucioni dhe këtë mund ta konfirmojnë edhe të punësuarit, ndërsa edhe të tjerët që duan të arrijnë tek e vërteta, mund ta bëjnë këtë – deklaroi Nikola…
Nevoja e sjelljes së Ligjit për Gjuhët ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvend. 66 deputetë votuan “pro” vazhdimit të procedurës për miratimin e këtij ligji, ndërsa kundër ishin vetëm 41 deputetë të VMRO-DPMNE-së. Pas votimit, deputeti Artan Grubi nga BDI tha se tani i është hapur rruga avancimit të gjuhës shqipe në nivel të pushtetit qendror, por se zyrtarizimi i plotë është i pamundur tash për tash. ARTAN GRUBI, BDI “Me këtë ligj gjuha shqipe barazohet në të gjitha organet e pushtetit qendror, në të gjithë përdorimin zyrtar, ndërsa me ndryshim të mundshëm të Kushtetutës, atëherë bëhet…
Është anuluar seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së 4-vjeçarit Almir Aliu. Në Gjykatën Themelore të Kumanovës sot duhej të kumtoheshin fjalët përfundimtare të prokurorisë, por seanca është shtyrë për më datë 29 nëntor. Seanca është shtyrë për shkaqe objektive të avokatit të familjes Aliu, Asmir Alispahiq. Pas gati një vit gjykim, procesi është në përfundim e sipër. Mirëpo, familja Aliu nuk është e kënaqur nga mënyra se si është zhvilluar ky proces deri tani, pasi siç thonë ata, disa herë kanë hasur në njëanshmëri nga ana e Prokurorisë së Kumanovës si dhe kanë vërejtur ndikim politik. Palës mbrojtëse nuk…
Edhe me Qeverinë e re, vazhdon avazi i vjetër sa u përket bllok dotacioneve për komunat shqiptare. Zero denarë për kulturë do të përfitojnë shumica e komunave të banuara me shqiptarë, përderisa totali i buxhetit i paraparë për këtë qëllim, është mbi katër milionë euro. Arsyeja për këto shifra është edhe më shqetësuese sesa vetë shumat. Komunave shqiptare nuk ju takojnë bllok dotacione për kulturë, pasi institucionet kulturore në këto vendbanime ende nuk janë decentralizuar IZET ZEQIRI, ISH DEPUTET (2011)“Bllok dotacione në veprimtarinë e kulturës nuk ka Haraçina zero, Bogovina zero, Bërvenica zero, Gostivari zero, Dibra zero, Zhelina zero, Zajazi…
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dhjetëra viktima në Greqi. Shumë shtëpi janë përmytur nga uji, ndërsa videot tregojnë për vetura që notojnë në ujë dhe njerëz që thërrasin për ndihmë. Ndiqni videot më poshtë! [embedded content] [embedded content]
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) pret që reshjet e shiut që parashikohen edhe për dy ditët e ardhshme të shkaktojnë rritje të nivelit të ujit dhe t’i mbushin shtretërit e lumenjve nëpër vend. Gjatë ditës së sotme reshjet e shiut ishin më të mëdha në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Sipas matjeve të fundit nga stacionet meteorologjike, në orën 13:00 sasi më të mëdha të shiut kanë ra në Gjevgjeli (49 l/m2), Demik Kapi (38 l/m2), Strumicë dhe Mavrovë (18 l/m2), Lazaropole (17 l/m2) dhe Pozharan (15 l/m2). “Këto reshje shkaktuan rritje të nivelit të ujit në një pjesë…
15 November Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) prej sot fillon me monitorim të gripit të shpendëve përmes marrjes së gjakut nga shpendët shtëpiakë dhe zogjtë e egër që është praktikë çdo vit. Pas rastit të fundit të paraqitjes së sëmundjes në shkurt të vitit 2017, në Maqedoni deri më tani nuk është regjistruar rast i ri i influencës aviare. Nga dy nëntori i këtij viti AUV vendosi ndalesë për import të shpendëve, produkteve të shpendëve dhe nus-prodhimeve me prejardhje shtazore nga rajoni i Dobriç, Bullgari, ku është konstatuar paraqitja e gripit të shpendëve. Ndalesa për tetë nëntorin është përhapur…
Ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës të Serbisë, Zorana Mihajlloviq, ndër projekte të tjera rrugore, ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të, siç e ka quajtur ajo, Autostradës së Paqes në drejtim të Kosovës, transmeton Koha.net. Gjatë një vizite disa objekteve të infrastrukturës bashkë me një delegacion të Bankës Investive Europiane, ajo ka paralajmëruar projekte të reja infrastrukturore. “Një projekt i ri bashkë me Bankën Investive Europiane është edhe “Autostrada e Paqes” Nish-Merdar-Prishtinë, për fazën e parë të të cilës, nga Nishi deri në Plloçnik, do të shpenzohen 212 milionë euro”, është shprehur ajo. Bashkimi Europian investon për ndërtimin e kësaj rruge.

