Profesori univeristar Rizvan Sulejmani, i ftuar në emisionin “Studio e hapur”, në Tv SHENJA, ka deklaruar se faktoi evropian i instaluar në Maqedoni tentojnë të blejnë kohë më tepër, sepse edhe ata nuk kanë ndonjë ide të qartë se çka të bëjnë me Ballkanin.
“Ata ballafaqohen me probleme serioze rreth vetës. Evropa është e fokusuar shumë mbi konceptin e shteti modern. Evropa ka mbetur rob i koncepteve të vjetra dhe nuk ka fuqi të brendshme që ta tejkalojë këtë situatë”, tha Sulejmani.
Sipas tij, Amerika me Trampin në krye e bën një dridhje serioze të këtij sistemi, ndërsa Evropa sikur çalon. Ajo është e intersuar që të blejë kohë, por kjo Ballkanit i kushton shumë.

