Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) pret që reshjet e shiut që parashikohen edhe për dy ditët e ardhshme të shkaktojnë rritje të nivelit të ujit dhe t’i mbushin shtretërit e lumenjve nëpër vend.
Gjatë ditës së sotme reshjet e shiut ishin më të mëdha në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Sipas matjeve të fundit nga stacionet meteorologjike, në orën 13:00 sasi më të mëdha të shiut kanë ra në Gjevgjeli (49 l/m2), Demik Kapi (38 l/m2), Strumicë dhe Mavrovë (18 l/m2), Lazaropole (17 l/m2) dhe Pozharan (15 l/m2).
“Këto reshje shkaktuan rritje të nivelit të ujit në një pjesë të lumenjve në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit. Gjatë dy ditëve të ardhshme në vend do të vazhdojë të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiut, të cilët sipas parashikimit të sinoptikëve në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të arrijnë edhe mbi 40 l/m2. Edhe krahas asaj që rrjedhat ujore të lumenjve nëpër vend ende janë mjaftë të ulëta dhe janë larg nën mesataren për këtë periudhë të vitit, pritet që këto sasi të shiut të shkaktojnë rritje të nivelit të lumenjve dhe t’i mbushin shtretërit e lumenjve nëpër vend”, thonë nga DPHM, njofton MIA.
Rritje të nivelit të ujit, shtojnë, pritet në të gjitha rrjedhat ujore nëpër vend dhe veçanërisht në rrjedhat më të vogla ujore me sipërfaqe të vogla të ujëmbledhësve te të cilët më shpejtë formohet derdhja.
Te lumenjtë e mëdhenj me sipërfaqe të mëdha të ujëmbledhësit, pritet rritje e nivelit të tyre të ujit, po ata kanë kapacitete mjaft të mëdha për t’i pranuar këto reshje pa pasur mundësi për derdhjen e tyre.
Nga DPHM paralajmërojnë për lëvizje të kujdesshme afër rrjedhave ujore, veçanërisht më të vegjlit dhe për ndjekje të zgjuar të situatës.

