15 November
Ish kryetari i Ohrit nga radhët e VMRO DPMNE-së, Nikola Baraçeski pas mbarimit të mandatit, në vend që si shef i repartit për kardiologji intervenuese ku ishte paraprakisht, është sistemuar në një post më të ulët të punës. Ai është emëruar si udhëheqës i repartit për çrregullime të zemrës. Në ndërkohë, Bakraçevski akuzon për revanshizëm partiak.
Atëherë kur unë vendosja, nuk ekzistonte termi “përkatësi partiake apo revanshizëm partiak” në leksikonin e këtij institucioni dhe këtë mund ta konfirmojnë edhe të punësuarit, ndërsa edhe të tjerët që duan të arrijnë tek e vërteta, mund ta bëjnë këtë – deklaroi Nikola Bakraçevski, ish kryetar i Ohrit.
Drejtorja Gordana Doneska e cila nuk iu përgjigje thirrjeve telefonike të Alsat M, në porosinë me shkrim shprehet se në asnjë moment nuk e ka kontestuar profesionalizmin e Bakraçeskit, nuk e ka degraduar dhe as që ka pasur qëllim ta bëjë këtë, edhe pse kjo, siç shprehet drejtorja, ka qenë karakteristikë e tij. Ajo më tej shton se Bakraçeski është vendosur në këtë pozitë sepse ka qenë vendi i vetëm vakant në atë moment, sipas sistemimit që e ka vendosur pikërisht Bakraçeski gjatë kohës kur ka qenë drejtor.
Nuk pajtohem që sipas hierarkisë është në postin më të ulët pasi të gjitha repartet në Ent kanë peshë të njëjtë. Në vet organizimin e Entit ku ka specialistë- internistë dhe kardiologë, të gjithë janë udhëheqës të ndonjë reparti. Në repartin e kardiologjisë intervenuese për momentin punojnë gjashtë mjekë, kardiologë intervenues mes të cilëve edhe Bakraçeski, aty bëhen 4 deri 5 intervenime, që vetvetiu nënkupton se të gjithë ata çdo ditë përfshihen edhe në punën e reparteve tjera – tha Gordana Donevska, drejtore e Entit për kardiologji.
Donevska nuk iu përgjigj akuzave se gjatë kohës së saj si drejtore, bashkëshorti i saj Zoran Donevsk është graduar si udhëheqës i repartit stacionar të spitalit. Bëhet fjalë për qendër ku realizohen operacione më komplekse të zemrës dhe është institucion ku për kurim vijnë madje edhe pacientë nga shtetet fqinje si Shqipëria dhe Kosova. Nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë që LSDM-ja dhe drejtoresha menjëherë t’i kërkojnë falje Bakracevskit dhe ta tërheqin vendimin skandaloz. LSDM-ja nga ana tjetër thonë se revanshizmi politik është karakteristikë vetëm e VMRO-DPMNE-së. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do ta rishqtyrtojë të gjithë vendimin e drejtoreshës dhe të rishikojë të gjithë dokumentet e spitalit.
Miki Trajkovski

