Lëvizja BESA votoi pro ligjit të gjuhëve të cilin Qeveria e propozoi për avancimin e gjuhës Shqipe në Maqedoni. Deputeti Fadil Zendeli deklaroi se votuan pro nevojës për sjelljen e ligjit të gjuhëve, por shtoi se për në lexim të dytë do të propozojnë amendamente me të cilat ky ligj do ta bëjë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare. Sipas deputetit Zendeli, propozimi ligji për gjuhët i Qeverisë aktualisht vetëm e avancon gjuhën shqipe por nuk e zyrtarizon atë, njofton SHENJA.
“Do të përgatisim amendamente në drejtim të asaj që të zyrtarizohet ky Ligj, apo propozim Ligj, në drejtim të intervenimit në disa nene që ne mendojmë se janë substanciale, që ky propozim Ligj ta marrë formën dhe kuptimin ashtu siç duhet ta ketë dhe ashtu siç është kërkesë e Lëvizjes BESA dhe kërkesë e partive shqiptare sipas deklaratës së partive politike shqiptare që ky propozim ligj të jetë ligj që do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, ose si gjuhë e dytë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1915382205169289/

