15 November
Vizita e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic në Shkup dhe Athinë e paralajmëruar për më 20 dhe 21 nëntor u anulua me kërkesë të Greqisë. Akoma nuk dihet arsyeja pse Greqia kërkoi anulimin e një takimi të tillë të Nimicit me negociatorët e Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Joyzrtarisht thuhet se takimi është shtyrë për në dhjetor. Në takimin që do të mbahej pas një pushimi të gjatë, sipas mediave greke, Nimic është dashur të dalë me propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së emrit. Mediat greke ndërkohë shkruajnë se Athina pret nga Shkupi të vazhdojë me aktivitetet e vullnetit të mirë me të cilat ta eliminojë irredentizmin, siç është ndryshimi i emrit të aeroportit të Shkupit dhe heqjen e përmendoreve të Shkupit 2014. Sipas tyre, takimet mes anëtarëve të pushtetit të të dy vendeve pritet të intensifikohen gjatë vitit të ardhshëm.
Edhe eksperti i Ballkanit, Daniel Server, nga ana tjetër, vlerëson se çështja e emrit mund të zgjidhet brenda vitit të ardhshëm, me çka do të eliminohet pengesa për anëtarësimin e vendit në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në.
Ndërkohë, pritet që zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani të vizitojë Athinën javën e ardhshme, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të Qeverisë greke.

