Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka realizuar takim me kryetarin e Selanikut, Janis Butaris. Zaev fillimisht shprehi keqardhje për vërshimet dhe situatën e krijuar në Greqi, ndërsa shtoi se takimet e tilla e rrisin besimin mes dyja palëve, raporton SHENJA.
Kryeministri Zaev foli edhe për çështjen e emrit dhe tha se tani më ka ardhur koha që të gjendet zgjedhje për kontestin e emrit. Sipas tij më ka kaluar koha kur politikanët u frikësoheshin se me zgjidhjen e çështjes së emrit do të humben edhe vota. Madje ai shpreson se do të merren edhe më tepër vota në rast se zgjidhet ky kontekst.
Nga ana tjetër Janis Butaris në shenjë mirëbesimi tha se do të propozojë që takimi i radhës mes Zaevit dhe kryeministrit Grek të mbahet në Selanik dhe e ftoi Zaevin për festat e fundvitit në Selanik.
“Besojmë në bashkëpunimin mes njerëzve pasi kjo i then kufijtë mes nesh që i kemi patur deri më tani”, tha Butaris.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka
- VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
- Së shpejti pritet dislokimi i kontingjentit të parë të FSK-së në Gaza
- Protesta e studentëve në Shkup, BDI: Iseni i keqtrajtoi studentët e Shqipërisë, kërkojmë falje për këtë turp
- SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO rrëzon Prokurorinë e Posaçme, rikthen për hetim dosjen
- Shtrenjtohet akomodimi në konviktet studentore

