16 November
Qeveria në seancën e djeshme miratoi propozim- ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, që ishte ndër kërkesat kyçe të Prokurorisë Speciale Publike. Kërkesa e Institucionit që drejton Katica Janeva ishte që vet ata të mund të vendosin kush do të futet në programin për dëshmitarë të mbrojtur sepse kanë frikë nga rrjedhja e informatave. Ligji aktual parasheh në procedurën e plotë të kyçen më së paku gjashtë njerëz jashtë Prokurorisë Speciale. Qeveria gjithashtu anuloi Këshillin për verifikimin e fakteve. Kjo do të thotë se sërish përgjegjësinë e gjykatësve do ta vërtetojë Këshilli Gjyqësor. Për shkak të kësaj, janë përgatitur edhe propozim- ndryshimet në ligjin për Këshillin Gjyqësor, me të cilat vendoset edhe transparencë më e madhe në punën e këtij trupi.
Ajo që u konstatua në interpretimin e Ministrisë së drejtësisë është se Këshilli Gjyqësorë në dekadën e kaluar ka punuar plotësisht në mënyrë jotransparente dhe Neni 33 paragrafi 2 me të cilin parashihet në cilat raste opinioni mund të jetë i përjashtuar nga puna e Këshillit, është praktikuar vetëm si rregull dhe de fakto qytetarët e Maqedonisë nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin emërimin dhe shkarkimin e gjykatësve- deklaroi zëdhënës i Qeverisë Mile Boshnjakovski.
Reforma në Këshillin Gjyqësor del nga vërejtjet e Komisionit të Venedikut për ligjet për përgjegjësinë disiplinore dhe evoluim të gjykatësve, proces i cili tani duhet të thjeshtëzohet. Kjo ishte edhe njëra nga rekomandimet e grupit të ekspertëve për çështje sistemore për sundimin e të së drejtës të Pribe-s.
Alsat M

