Universiteti i Evropes Juglindore shënoi sot 16 vjetorin e themelimit të tij. Deri më tani, në këtë universitet kanë diplomuar gjithsej 11.672 studentë. Rektori i universitetit, Zamir Dika, shpalosi qëllimet dhe arritjet e shumta, ndërsa theksoi se synimi i këtij universiteti është zhvillimi intelektual i shoqërisë në përgjithësi. Ai tha që gjatë këtyre viteve sukseset kane qenë të mëdha, duke e përfshirë zhvillimin masiv të mësimit praktik si dhe përsosmërinë e lëndëve online.
Zamir Dika, Rektor i UEJL-SË
‘Para 16 vitesh u ngrit kjo kështjellë e rëndësishme e arsimit të lartë në Maqedoni, universiteti i Evropës Juglindore. Në dimenzionin Ballkanas suksesi i universitetit tonë lidhet me parametra jo vetëm arsimor, por edhe social politik dhe kultulorogjik. Në universitet në 3 vitet e fundit janë publikuar mbi 1100 punime në konferenca dhe revista shkencore ndërkombëtare.’
Ndërkaq, kryetari i bordit të universitetit, Dennis Farrington tha se studentët janë e ardhmja e çdo vendi, andaj theksoi se Universiteti i Evropës Juglindore mundohet të përsosë kushtet për studentët dhe të ngrit nivelin arsimor.
Dennis Farrington, Kryetari i Bordit të Universitetit
‘Në këtë 16 vjetor duke punuar me ju, unë nuk mendoj që do të mund ta përkshruaj këtë kontratë, por dita e sotme e vërteton atë. Këtë vit ne kemi mundësi të vërteta që të promovojmë ndryshime në arsimin e lartë të Maqedonisë, që të rinjtë të jenë të dobishëm për në të ardhmen.
Në shënimin e 16 vjetorit të themelimit, rektori i universitetit të UEJL-së, Zamir Dika, ndau mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për sukseset e këtij universiteti.

