Kuvendi përfundoi sot debatin për emërimin e pesë zëvendëssekretarëve gjeneral të Kuvendit. Për këtë propozim të shumicës parlamentare, reagoi ashpër opozita maqedonase, e cila akuzoi qeverinë e Zaevit se në vend që të realizojë premtimet e bëra për qytetarët, ajo rritë funksionarët e saj. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev tha se Qeveria ende nuk rritë të ardhurat e mjekëve, profesorëve, pensionistëve, bujqve, por rritë vetëm të ardhurat e funksionarëve të LSDM-së dhe partnerëve të tyre.
Dragan Danev, VMRO-DPMNE
Ka rritje të numrit të zëvendës sekretarëve gjeneralë të Kuvendit, paramendoni reforma numër një, dhe ka rritje të numrit të nënkryetarëve të kuvendit. Çfarë përfitimi do të shohin qytetarët e Maqedonisë nga ajo që nga 2 tani do të kemi pesë zëvendëssekretarë gjeneralë në kuvend. Çfarë prëfitimesh do të kenë bujqit, pensionerët, por edhe administratorët, nga ajo që nga 3 nënktryetarët e deritanishëlm të kuvendit, do të ketë pesë nënkryetarë.
Deputeti Danev deklaroi se me rritjen e numrit të zëvendës sekretarëve gjeneral dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, bien në ujë të gjitha tezat e LSDM-së me të cilat ka akuzuar për 10 vite pushtetin e VMRO-DPMNE-së. Nga ana tjetër deputetja e LSDM-së, Sllavica Shumanska – Miteva deklaroi se VMRO akuzon për shpenzime LSDM-në, por nga ana tjetër keqpërdorë edhe vetë funksionet në Kuvend.
Sllavica Shumanska – Miteva LSDM
“Nuk e di se si është në rregull formimi i dhjetë grupeve parlamentare? Emërimi i dhjetë koordinatorëve dhe zëvendësve të tyre, ndërsa për koordinatorin e koordinatorëve kjo është bonus. Thoni se deri më tani në Kuvendin e Maqedonisë nuk ka pasur pesë nënkryetar. Më thoni deri më tani, në këtë shtëpi ligjvënëse, a ka pasur dhjetë koordinator nga një koalicion?”
Edhe pse përfunduan diskutimet për këtë pikë, deputetët nuk votuan për këtë, për shkak se numri i të pranishmëve në sallë ishte më i vogël se 61 deputetë, dhe për këtë arsye kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se për votim, do të ricaktoj seancën më datë 24 nëntor.
Mefail Ismaili /SHENJA/

