Author: almakos

I tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor është pjesë e Evropës dhe si i tillë ka një të ardhme në Bashkimin Evropian (BE), prandaj edhe liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të shikojnë drejt BE-së, tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA) Tanja Fajon, anëtare e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën, njëherësh edhe zëvendës anëtare e Këshillit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Porositë e Fajonit janë bërë në vazhdën e “toneve të kundërta” të cilat mund të dëgjohen së fundmi mes shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor…

Lexo më Shumë

Është koha kur në BE dhe në Ballkan duhet më shumë të ketë aksion dhe jo diskutime. Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në panelin ekonomik rajonal që mbahet në Sarajevë. Sipas tij, në rajon dhe Evropë ka ardhur koha e socialdemokratëve. ZORAN ZAEV, LSDM “Shumë flitet në Bashkimin Evropian, flitet edhe këtu në Ballkan, por mendoj se koha është për aksion. Ne jemi sot këtu të mbledhur bashkë, që të njoftojmë diçka që me siguri është e nevojshme edhe për Bashkimin Evropian por me siguri edhe për Ballkanin, ndërsa kjo është që boll ishte me kuazi-patriotizmin, mjaft…

Lexo më Shumë

Për më 23 nëntor është caktuar që të mbahet seancë e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë. Seanca e përbashkët do të mbahet në Strumicë, ndërsa këtë e ka bërë të ditur vetë qeveria maqedonase nëpërmjet një njoftimi ku thuhet se janë paraparë të diskutohen projektet konkrete për bashkëpunim mes këtyre dy vendeve. QEVERIA E MAQEDONISË “Mundësitë për aktivizim të marëdhënieve në mes Ministrive të Punëve të Jashtme, ndërveprimi dhe ndihma e ndërsjelltë gjatë fatkeqësive, mbështetje në trajnimin  dhe përgatitjen e ushtarëve dhe forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë, bashkëpunim në fushën e telekomunikacionit, investimeve dhe energjisë, janë…

Lexo më Shumë

Nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se këto ditë do të vazhdoj të ketë mot jostabil, me temperatura të ulëta, të shoqëruara me reshje të shiut lokal. Lençe Rizova nga ky institut thotë se ditën e fundit të kësaj jave, gjegjësisht nesër gjatë ditës pritet të ketë reshje shiu të përkohshme, të cilat gjatë mbrëmjes do të jenë më intensive. Lençe Rizova, sinoptike “Nesër do të mbizotëroj mot i ndryshueshëm. Kah fundi i ditës do të kemi reshje shiu të përkohshme lokale, të cilat gjatë natës do të jenë më intensive, përshkak të lëshimit të ajrit të ftohtë. Në male…

Lexo më Shumë

18 November Qeveria ende është larg zgjidhjes për plotësimin e vendeve vakante në pushtetin ekzekutiv pas zgjedhjeve lokale. Sipas deklaratave jozyrtare nga partnerët e koalicionit, tashmë është e ditur se as gjatë kësaj fundjave nuk do ketë takim për çështjen më të nxehtë, kush do jetë ministër i Shëndetësisë. Nga Aleanca për Shqiptarët nga ku presin që kuadër i tyre ta zëvendësojë Arben Taravarin, janë të kujdesshëm në qëndrimet zyrtare duke pritur takim me koalicionin apo kryeministrin Zaev. Por, tashmë është i ditur qëndrimi i partisë, ata duan të qëndrojnë në pushtet. I kujdesshëm është edhe partneri më i madh…

Lexo më Shumë

18 November Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johanes Han javën e ardhshme vjen në Shkup për të parë nga afër realizimin e reformave për anëtarësimin e vendit në BE. Drejtori i Institutit për Politikë “Integra”, Ljupço Ristovski vlerëson se duhen reforma rrënjësore që nga shtet “I kapur”, Maqedonia të shndërrohet në shtet me demokraci të konsoliduar. Kjo sipas tij do të jetë më e dobishme për progresin dhe mirëqenien e vendit dhe gjithë rajonit. Unë në disa raste e kam kritikuar Qeverinë aktuale, sepse nuk mund në mënyrë të pjesshme t’i qaset reformave, vetëm në disa sfera të rendit…

Lexo më Shumë

18 November Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi shpreh optimizëm për konstruktivitet nga ana e VMRO-DPMNE ndaj paketës së ligjeve dhe propozimeve të cilat ditëve në vijim do të jenë në procedura parlamentare. Xheferi thotë se nevojës së miratimit të ligjeve për reforma në gjyqësor dhe reforma në organe të tjera shtetërore po i paraprinë debati me opozitën. Sipas tij, gatishmëri bashkëpunimi ekziston nga dyja palët dhe se partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski do të ndaloj së bllokuari punën e Kuvendit. Debati me opozitën ka filluar për këtë çështje dhe për këtë pako, përpos ligjeve që kanë ardhur nga Qeveria…

Lexo më Shumë

18 November Pasi mbrëmë uji i ujësjellësit të Strugës ishte i ndaluar për pirje për shkak se ishte disa herë më i turbullt sesa kufiri i lejuar, ndërsa struganët u ankuan se në çezmat e tyre në vend të ujit të pastër rrjedh ujë ngjyrë të verdhë dhe kafe, nga Qendra e shëndetit publik në Ohër sot informuan se pas analizave të bëra gjatë ditës së sotme është konstatuar prania e klorit dhe ulje e konsiderueshme e turbullirës. Por, ata shtojnë se turbullimi edhe më tej është mbi kufirin e lejuar, prandaj mbetet konstatimi se uji i ujësjellësit të Strugës…

Lexo më Shumë

Kuvendi ka miratuar propozimin e Qeverisë për rialokimin e mbi 1 miliard e 6 milionë denarëve me qëllim që të paguhen borxhet dhe të shmangen kamatat.  Në arsyetimin para deputetëve ministri i Financave, Dragan Tevdovski  tha se këto mjete merren prej dispozitave të cilat institucionet nuk kanë mundur t’i realizojnë dhe transferohen në fshirje të borxheve. DRAGAN TEVDOVSKI, MINISTËR I FINANCAVE “Shuma e përgjithshme e rialokimit të propozuar është 1,6 miliardë denarë. Propozojmë të paguajmë disa hua më të mëdha të mbetura. E para për sallën e madhe të koncerteve për Filharmoninë e Maqedonisë, e dyta pajisje për Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Në propozim-buxhetin e vitit 2018, të propozuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, janë paraparë mbi 3 miliardë denarë për arsimin e lartë. Këto mjete kryesisht do të shpërndahen në gjashtë universitetet shtetërore në Maqedoni. Por, ajo që bie në sy, është mënyra e shpërndjarjes së këtyre mjeteve. Pothuajse gjysmën e mjeteve të parapara, më saktësisht mbi 1 miliard e treqind e pesëdhjetë e dy milionë denarë janë paraparë vetëm për Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”. Pjesa tjetër, duhet të shpërndahet mes pesë universiteteve tjera. Mjetet e përbashkëta të parapara për Universitetin e Tetovës dhe Universitetin Nënë Teresa nuk përbëjnë…

Lexo më Shumë

 Numri i të vdekurve nga përmbytjet të cilat tre ditë më parë goditën vendet Mandra, Nea Peramos dhe Megara në afërsi të kryeqytetit grek, Athinë, është rritur në të paktën 19 persona, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të ekipeve zjarrfikëse, në 24 orët e fundit në oborrin e një fabrike në Mandra e cila është goditur më shumë, nga mbetjet e baltës është nxjerrë një person i vdekur. Ekipet e rojës bregdetare në afërsi të bregut në Eleusini kanë gjetur trupat e pajetë të dy personave, ndërkohë që vazhdon operacioni për kërkim dhe shpëtim në rajonet e përfshira…

Lexo më Shumë

18 November Në Tetovë nuk vlen shprehja se, “Uji nuk ka aromë, shije dhe ngjyrë”, kjo për shkak se disa ditë brenda javës ndodh që uji i pijshëm të ketë shije metali. Kjo gjë ka alarmuar banorët, të cilët kanë frikë të konsumojnë ujin e burimit. “Gjithë qyteti e di se uji në Tetovë nuk është i pijshëm, unë vet nuk e konsumoj ujin e çezmës për shkaqe sigurie. Dikush thotë që është i pijshëm mirëpo ka njëfarë aromë jo të natyrshme që nuk ka ndodh ndonjëherë në Tetovë”. “Tetova ka vuajt për ujin, e tash çka është problemi, a…

Lexo më Shumë