Nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se këto ditë do të vazhdoj të ketë mot jostabil, me temperatura të ulëta, të shoqëruara me reshje të shiut lokal. Lençe Rizova nga ky institut thotë se ditën e fundit të kësaj jave, gjegjësisht nesër gjatë ditës pritet të ketë reshje shiu të përkohshme, të cilat gjatë mbrëmjes do të jenë më intensive.
Lençe Rizova, sinoptike
“Nesër do të mbizotëroj mot i ndryshueshëm. Kah fundi i ditës do të kemi reshje shiu të përkohshme lokale, të cilat gjatë natës do të jenë më intensive, përshkak të lëshimit të ajrit të ftohtë. Në male dhe në vendet më të larta, reshjet do të kalojnë në reshje të borës. Pra, nesër edhe më tej do të kemi temperatura të ngjashme me ato të ditës së sotme, në interval nga 8 deri në 13 gradë”.
Ajo më tej bënë të ditur se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë. Ndërsa në vendet malore, reshjet priten të jenë të borës.
Lençe Rizova, sinoptike
“Do të jenë reshje të borës në vendet më të larta, ndërsa të shiut në pjesët më të ulëta. Kështu nga pasdita do të kemi zvogëlim të lagështisë dhe reshje më nuk do të ketë. Megjithatë do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Do të kemi mot mjaft të fohtë, për dallim nga sot, me temperatura të cilat do të lëvizin në interval nga 3 deri 10 gradë”
Nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike thonë se mot stabil pritet nga dita e martë, edhe pse me temperatura të ulëta të mëngjesit, ku në disa vende do të jenë edhe nën zero. Megjithatë temperaturat ditore do të jenë në rritje. Emine Ismaili /SHENJA/

