18 November
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi shpreh optimizëm për konstruktivitet nga ana e VMRO-DPMNE ndaj paketës së ligjeve dhe propozimeve të cilat ditëve në vijim do të jenë në procedura parlamentare. Xheferi thotë se nevojës së miratimit të ligjeve për reforma në gjyqësor dhe reforma në organe të tjera shtetërore po i paraprinë debati me opozitën. Sipas tij, gatishmëri bashkëpunimi ekziston nga dyja palët dhe se partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski do të ndaloj së bllokuari punën e Kuvendit.
Debati me opozitën ka filluar për këtë çështje dhe për këtë pako, përpos ligjeve që kanë ardhur nga Qeveria duhet të përfshihen edhe propozimet për Prokurorin e ri, për zgjedhjen e gjykatësve Kushtetues të cilët dy zgjidhen me propozim të Kryetarit të shtetit dhe një me propozim të Kuvendit dhe me këtë të rrumbullakohet korpusi i çështjeve juridike – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
I pyetur nëse amendamentet që do të propozohen nga LSDM-ja mund të vënë në rrezik koalicionin qeveritar, Xhaferi duke qëndruar në pozicionin e kryetarit thekson se partitë janë në koordinim të përditshëm dhe se fati i koalicionit nuk është në duart e tij.
Nuk kam nevojë të debatit personal për çështjet e aspektit personal të ligjit. Është çështje në Kuvend dhe ata që kanë debatuar kanë treguar argumentet për dhe kundër dhe është çështje që i takon procedurës. E imja është që të respektoj procedurën dhe ta çoj deri në fund. Shumica që përbën koalicionin qeveritar dhe parlamentar e kanë rregulluar këtë çështje që me kohë dhe pavarësisht proces ve tutje, është çështje që derisa nuk mbaron procesi të ketë edhe diskutim brenda shumicës ajo nuk përjashtohet. Them edhe njëherë nuk është çështje që mu më ngarkon të merrem me të dhe të humbi kohë për atë punë që është kompetencë organet partiake dhe përkatëse të grupeve parlamentare që përbëjnë shumicën – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Xheferi shton se është i informuar në lidhje me paralajmërimet për formimin e një Komisioni Parlamentar për rastin e Kumanovës, por që akoma nuk ka asnjë nismë zyrtare. Në lidhje me keqpërdorimet e harxhimeve rrugore nga ana e deputetëve, Xhaferi vlerëson se kjo e drejtë e deputetëve duhet të funksionojë sipas direktivave ligjore dhe se në të njëjtën kohë ka mundësi për ndryshime alternative por duke mos konkretizuar se cilat janë ato. Deri në fund të vitit, Kuvendin e pret agjendë e ngjeshur. Përveç zgjedhjes së Kryeprokurorit dhe gjykatësve Suprem, nga 27 nëntori në ligjvënës do të debatohet për propozim buxhetin, ndërsa në kuadër të kalendarit vjetor duhet parashikuar edhe komunikimi vjetor i Kryetarit të shtetit.
Adrian Kerimi

