Është koha kur në BE dhe në Ballkan duhet më shumë të ketë aksion dhe jo diskutime. Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në panelin ekonomik rajonal që mbahet në Sarajevë. Sipas tij, në rajon dhe Evropë ka ardhur koha e socialdemokratëve.
ZORAN ZAEV, LSDM
“Shumë flitet në Bashkimin Evropian, flitet edhe këtu në Ballkan, por mendoj se koha është për aksion. Ne jemi sot këtu të mbledhur bashkë, që të njoftojmë diçka që me siguri është e nevojshme edhe për Bashkimin Evropian por me siguri edhe për Ballkanin, ndërsa kjo është që boll ishte me kuazi-patriotizmin, mjaft e kishim me debate, koha është për aksion, ndërsa alternativa e vetme për të ndryashuar diçka konkrete është socialdemokracia”.
Zaev ndër të tjera tha se socialdemokratët do u ofrojnë alternativa konkrete qytetarëve të rajonit dhe Evropës. Ai nënvizoi se është koha që të kthehen njerzit e rinj, të organizohet shtet për të gjithë, shoqëri të barabartë dhe të ndërtohet bashkëpunim rajonal më i gjerë.
ZORAN ZAEV, LSDM
“Ndryshimet janë të shëndosha, ndryshimet duhet të ndodhin, ndërsa ndryshimi alternativ është vetëm socialdemokracia. Unë sinqerisht besoj se edhe varfëria që ekziston, edhe në Europë, ndërsa këtu në Ballkan është shumë e theksuar, mund vetëm të ndryshohet nëse socialdemokratët vijnë në mundësi të udhëheqin qeveritë e rajonit. Për shkak se nuk shkojmë para nëse lejojmë që vetëm 2-3 përqind e njerëzve të pasur ekstremisht të udhëheqin shoqëritë tona, ndërsa mbi 80 për qind e qytetarëve janë në pragun e varfërisë”.
Në fjalimin e tij në Bosnjë e Hercegovinë, kryeministri Zoran Zaev nënvizoi se ka ardhur koha që në vendet e rajonit përfundimisht diçka duhet të ndryshojë dhe kjo është perspektivë e rajonit dhe BE-së. Mefail Ismaili /SHENJA/

