18 November
Në Tetovë nuk vlen shprehja se, “Uji nuk ka aromë, shije dhe ngjyrë”, kjo për shkak se disa ditë brenda javës ndodh që uji i pijshëm të ketë shije metali. Kjo gjë ka alarmuar banorët, të cilët kanë frikë të konsumojnë ujin e burimit.
“Gjithë qyteti e di se uji në Tetovë nuk është i pijshëm, unë vet nuk e konsumoj ujin e çezmës për shkaqe sigurie. Dikush thotë që është i pijshëm mirëpo ka njëfarë aromë jo të natyrshme që nuk ka ndodh ndonjëherë në Tetovë”.
“Tetova ka vuajt për ujin, e tash çka është problemi, a është futu Lumi në sistem apo çka është puna e dinë këta të pushtetit. Ne pimë vetëm ujin e banjës”.
“Atë bisedën e ujit ishim duke bërë, kjo pjesë lart nuk ka ujë në qytet”.
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se një ditë në javë uji vjen me një shije jo të zakonshme, por analizat tregojnë se ai është i pastër dhe mund të konsumohet. Rekomandojnë që Ndërmarrja Publike, klorifikojë ujin ndryshe nga deri më tani, si dhe të bëj analiza shtesë në hidro-biologji në Shkup.
Sipas analizave tona uji për pije në Tetovë është i sigurt. Banorët ishin të frikësuar reaguan, dhe ne e vërejtëm atë por parametrat thonë që uji mund të pihet. Bisedohet për shijen dhe besimi jonë është se bëhet fjalë për kalbje të bimëve dhe futja e lumit në sistemin e ujësjellësit në Tetovë. Rekomandimi jonë është që të kondicionohet uji, dhe në vend të klorit të lëngshëm të futet dy-oksidi i klorit ose sozonin – tha Ratko Davidovski, Shef i ISHP.
Nga Ndërmarrja Publike Komunale dyshojnë se shkaktari që ndryshon shijen e ujit mund të jenë bimët dhe gjethet e kalbura, si dhe lidhjet ilegale.
Shembujt merren në gjitha anët edhe në sistemin e ri edhe në të vjetrin, ankesa ka pasur nga Drenoci dhe Çarshia e epërme ku ka rekomanduar Instituti nga burimet dhe sistemi i ri i filtrimit dhe janë marrë 60 analiza por gjitha tregojnë se uji është i përdorshëm dhe për pije – theksoi Xhelal Ceka. Drejtor i NPK Tetova.
“Edhe pse uji vazhdon të ketë një shije jo të zakonshme së paku një herë në javë, megjithatë nga IPSH dhe Ndërmarrja Publike pas analizave të bëra këmbëngulin se uji është për konsumim dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin”
Bashkim Sulejmani

