Reformatimi i Qeverisë që sipas Kryeministrit Zoran Zaev, duhet të përfundojë deri në fund të javës, ka mbetur në vend numëro dhe akoma nuk ka diçka konkrete lidhur me këtë çështje. Nga Aleanca për Shqiptarët, shkruan SHENJA, thonë se nuk ka ndonjë zhvillim të ri sa i përket emrit të personit që do të vendoset në vend të ish ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari. Ndërkaq sipas Zaevit mbrëmë duhej të vazhdojnë bisedimet për të zgjedhur emrat e ministrave që do të plotësonin vendet e zbrazëta në Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë pa resor për investime të huaja, megjithatë lidhur këtë çështje asgjë nuk doli në opinion.
Edhe pse me Ministrinë e Shëndetësisë deri para zgjedhjeve lokale ka udhëhequr Aleanca për Shqiptarët, mbetet e paqartë nëse me reformatimin e Qeverisë ky dikaster do të vazhdojë të udhëhiqet përsëri nga kjo parti, pasi kryeministri Zaev në prononcimet e tija për media nuk e ka përjashtuar mundësinë që me të njëjtën të udhëheqë ndonjëra nga partitë e shumicës parlamentare, duke thënë se po shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe duhet të zgjidhet opcioni më i mirë për këtë post.
Posti i Ministrit të Shëndetësisë dhe atij pa resor për investime të huaja, kanë mbetur të zbrazëta, pas zgjedhjes për kryetarë komunash të Arben Taravarit për kryetarë në komunën e Gostivarit dhe Ramiz Merkos për kryetar në komunën e Strugës.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Data 19.05.2026
Aktuale
- Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?
- I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli shkon në GJKKO për gjyqin ndaj tij
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka
- VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
- Së shpejti pritet dislokimi i kontingjentit të parë të FSK-së në Gaza
- Protesta e studentëve në Shkup, BDI: Iseni i keqtrajtoi studentët e Shqipërisë, kërkojmë falje për këtë turp

