OSBE, në veçanti Misioni i organizatës në Shkup, do të vazhdojnë të punojnë në partneritet me institucionet kombëtare për të mbështetur reformat e dakorduara në fushat kryesore, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger.
“Të gjithë aktorët duhet të bashkojnë forcat për forcimin e proceseve demokratike dhe rivendosjen e besimit në institucionet e vendit, duke krijuar mekanizma efektivë të kontrollit”, tha Graminger.
Ai theksoi nevojën për të punuar në reformat strukturore afatgjata në fusha të tilla si sundimi i ligjit, liria e medias, qeverisja demokratike, policia dhe sektori i sigurisë.
Gramminger inkurajoi hapa të mëtejshëm për të ndërtuar një shoqëri kohezive dhe për të vazhduar zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Ai gjithashtu mirëpriti përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, duke përfshirë nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë.
Gjatë vizitës, e cila shënoi 25 vjetorin e misionit, Grimminger u shoqërua nga kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Nina Suomalainen dhe pati një takim me stafin e Misionit.

