Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Maqedoni, ku do të ketë takime më përfaqësuesit e partive politike dhe të sektorit civil.
Eurokomisari Han do të takohet me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin, me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, me kryetarin e VMRO-së, Nikolla Gryuevski, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Në kuadër të vizitës së tij dyditore në Shkup, Han do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Vizitën në Shkup, javën e kaluar Han e paralajmëroi vetë nëpërmjet Tuitwrit pas takimit që kishte me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Me padurim e pres vizitën time në Shkup javën e ardhshme ku do të kem takime politike, por edhe takime me përfaqësues të sektorit civil”, njoftoi Han.

