Seanca për rastin “Ryshfeti” në të cilën akuzohet kryeministri Zoran Zaev, që duhej të vazhdonte sot në Gjykatën Penale, është anuluar për më 25 dhjetor të vitit 2017.
Gjykimi është anuluar që të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit më 27 nëntor për atë nëse xhirimet të publikuara në Youtube mund të jenë dëshmi në procedurë.
Seanca paraprake më 28 shtator është anuluar për shkak të mungesës së dy të akuzuarve, përcjell Almakos.
Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.
Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.
Në lëndën “Mitmarrja” gjykatësja Deana Gruevska Ilievska e refuzoi propozimin e avokatëve të kryeministrit, që filmimet e siguruara nga masat e posatshme hetuese të cilat u shfaqën edhe në internet, të shfrytëzohen si dëshmi gjatë procedurës. Ekipi i avokatëve dorëzoi ankesë në Gjykatën e Apelit. Ndërsa, Gjykata e Apelit kërkoi mendim nga Prokuroria e Lartë, por siç vërtetoi gjykatësi Safet Kadri, mendimin e kanë marrë, por ende nuk kanë vendosur për ankesën e Zaevit.
Seanca paraprake, më 27 shtator, u anulua për shkak të mungesës së gjykatëses Dijana Gruevska-Ilievska./Almakos

