Kryeminsitri Zoran Zaev dhe kretari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, nesër do të paraqiten në gjykatë. Kryeministri Zoran Zaev, do të paraqitet për akuzën e ngitur ndaj tij për mitmarrje, ndërsa Gruevski për shuplakat e porositura ndaj ish-kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski bashkë me ish-ministrin e transportit Mile Janakievski dhe 12 persona të tjerë, akuzohen se kanë nxitur dhunë në Komunën Qendër në vitin 2013. Por seancë për gjykimin kryesor assesi të fillojë pasi gjykatësja Tatjana Mihajllova tashmë disa herë i anulon gjykimet për shkak të mungesës së të akuzuarve, ndërsa anulimet bëheshin edhe për atë që lënda dhe dëshmitë ishin në Gjykatën e apelit për dënimet e prokuroreve Katica janeva dhe Fatime Fetai.
Në gjykimin e kaluar, nuk ishin të pranishëm dy nga të akuzuarit. Për shkak të mungesës pa arsye të të akuzuarit Dimçe Krstev, prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi në seancën e fundit që ai të sillet në gjykatë me roje.
Ndërkohë, në lëndën “Mitmarrja” në të cilën si i akuzuar paraqitet kryeministri Zoran Zaev, gjykatësja Deana Gruevska Ilievska e refuzoi propozimin e avokatëve të kryeministrit, që filmimet e siguruara nga masat e posatshme hetuese të cilat u shfaqën edhe në internet, të shfrytëzohen si dëshmi gjatë procedurës. Ekipi i avokatëve dorëzoi ankesë në Gjykatën e Apelit. Ndërsa, Gjykata e Apelit kërkoi mendim nga Prokuroria e Lartë, por siç vërtetoi gjykatësi Safet Kadri, mendimin e kanë marrë, por ende nuk kanë vendosur për ankesën e Zaevit.

