19 November
Sot pasdite me naftë është mbuluar i tërë kanali i Studençishtës që lidhet me Liqenin e Ohrit. Incidenti ekologjik ka ndodhur pas fundosjes së anijes së shkatërruar “Mis Ston”, e cila disa vite ishte jashtë përdorimit. Në vendngjarje dolën ekipet e Kapedanisë së Ohrit dhe Armatës.
Menjëherë është marrë masë për neutralizimin e naftës me mjete speciale dhe në masë të madhe nafta nga sipërfaqja gati është grumbulluar. Tani do të punojmë në kanalin e vogël – deklaroi Goran Ustijanoski, Kapedania e Ohrit.
Në këtë kanal ekzistojnë lloje të ndryshme të peshqve. Edhe në momentin e derdhjes së naftës një numër i madh i peshkatarë peshkonin në këtë vend.
“Këtu kishte shumë peshq, por tani nuk do të ketë më. Peshqit janë shumë të ndjeshëm”, u shpreh një peshkatar.
“Kjo është mëkat për peshqir. Kjo ndotje helmon peshqit”, tha një tjetër peshkatar.
Në kanalin në fjalë gjendet një numër më i madh i objekteve lundruese që me vite janë jashtë funksionit dhe janë pranë shkatërrimit. Jo-zyrtarisht, gjatë ditës së nesërme do të ndërmerren masa për mënjanimin e tyre sepse paraqesin rrezik për botën nënujore.
Miki TRajkovski

