Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han sot dhe nesër është në Shkup ku do të qëndrojë për vizitë dyditore në Maqedoni në kuadër të së cilës do të ketë takime politike dhe takime me përfaqësues të sektorit civil.
Han do të ketë drekë pune me kryeministrin dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev, pas çka ata do të mbajnë konferencë për shtyp.
Vizitën në Shkup, eurokomisari Han e paralajmëroi javën e kaluar në Tuiter pas takimeve në Bruksel me zëvendëskryeministrin të obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov.
“Me padurim e pres vizitën time në Shkup, në kuadër të së cilës do të kem takime politike, por edhe takime me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Besoj se Qeveria do ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe se do t’i shohim rezultatet nga reformat e mëtutjeshme deri në fund të vitit. Për këtë është i nevojshëm bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, duke e përfshirë edhe opozitën”, njoftoi Han në llogarinë e tij në Tuiter.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare
- “Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
- Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!
- Filkov nuk tërhiqet: Asnjë presion nga rruga nuk mund të ndryshoj kritere profesionale
- Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”

