Author: almakos

20 Shtator 2018 / 16:02 Dhjetë ditë para ndërprerjes së linjës hekurudhore Beograd-Shkup-Selanik nga ana e “Serbia Voz”, Qeveria e Maqedonisë do të kërkojë zgjidhje për problemin në fjalë. Ata konfirmojnë se kjo linjë ka rëndësi të madhe për vendin dhe se do të bëjnë presion ndaj Qeverisë në Beograd që të gjendet ndonjë zgjidhje. Ministri i transportit dhe lidhjeve shprehet se ky vendim është kundër përpjekjeve të dy qeverive për lidhje më të madhe të vendeve të rajonit. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta tejkaluar disi këtë problem, por kjo nuk varet nga ne.…

Lexo më Shumë

20 Shtator 2018 / 15:39 Korrupsioni dhe sundimi i keq i së drejtës janë pengesat më të mëdha të biznesmenëve austriak për të punuar në Maqedoni. Megjithatë, ata shprehen se klima e biznesit në vend është solide dhe presin që ekonomia të rritet për të pasur stabilitet më të madh.  Nëse e lexoni raportin për përparimin, të lëshuar nga Komisioni Evropian, do të shihni se atje është shkruar gjithçka, Atje flitet për mungesë të sundimit të së drejtës, probleme me korrupsionin. Por, sipas mendimit tim, duke lexuar gjithë raportin konsideroj se ai ka një ton optimizmi. Është konfirmuar se Maqedonia…

Lexo më Shumë

20 Shtator 2018 / 15:22 Me kredi prej 10 milion eurove nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, do të rindërtohet rruga nga Kriva Pallanka deri në pikën kufitare Deve Bair. Gjatësia e përgjithshme e pjesës që do të modernizohet është 13 km, dhe në mënyrë plotësuese, rruga do të ketë edhe korsi të tretë. Paratë do të përdoren edhe për përfundimin e punimeve të ndërtimit në disa nga rrugët ekspres që po ndërtohen në vend. Kredia është me një periudhë shlyerjeje prej 15 vjetësh dhe është me një normë variabël interesi e cila tani është rreth një për qind.…

Lexo më Shumë

20 Shtator 2018 / 15:17 Më shumë se 1.000 nxënës në shkollën “Vëllazërim bashkimi” po ndjekin mësimet në kushte të mjerueshme. Kjo është shkolla fillore e vetmja në Ohër, ku pos në gjuhën maqedonase, mësohet edhe në gjuhën shqipe. Prindërit ankohen për lagështi në klasa, inventarin e vjetër dhe të keqe, si dhe kushtet e këqija hapësinore. Në gjendje të keqe është edhe fasada e shkollës. Drenazhi është gjëja kryesore që duhet bërë, sepse shkolla po mbytet në lagështi. Çatia patjetër të rregullohet sepse ende është me asbest, zdrukthëtaria ende nuk është ndërruar. Pra, fëmijët në këtë shkollë po mësojnë…

Lexo më Shumë

20 Shtator 2018 / 15:02 Maqedonia nuk është e aftë të sigurojë terapi për fëmijët me pengesa në zhvillimin trupor, thonë nga shoqata “Rritja”. Sipas tyre në mungesë të përgatitjes së personalit për të diagnostifikuar me kohë sëmundjen dhe fillimit të terapisë së hormonit të rritjes, shumë fëmijë tërë jetën mbeten pa u zhvilluar dhe të ndryshëm nga moshatarët e tyre. Pos diagnostikimit shumë fëmijë të cilët kanë ngecje në zhvillim janë peng i pritjeve të gjata të Fondit Shëndetësor për të siguruar mjete për terapinë adekuate. Nga shoqata e cila mbron të drejtat e këtyre pacientëve akuzojnë institucionet shëndetësore…

Lexo më Shumë

20 Shtator 2018 / 14:29 Pushteti ka aktivizuar tërë potencialin e vet për të mobilizuar sa më shumë qytetarë të dalin në zgjedhje dhe ti thonë “Po” Marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa opozita maqedonase sikur po tenton të arsyetojë mos-daljen në referendum. Nga ana tjetër partitë shqiptare janë duke shfrytëzuar referendumin për të bërë fushatë politike.Në studio për të debatuar mbi referendumin të ftuar janë: Edmond Ademi, ministër i Diasporës nga radhët e LSDM-së; Hysni Shaqiri, ish deputet dhe Ilir Luma, analist politik.

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi gjatë vizitës së sotme zyrtare në Prishtinë zhvilloi takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në takim u bisedua për integrimet euroatlantike të rajonit, si dhe për referendumin në Maqedoni. Bashkëbiseduesit vlerësuan se dalja masive në referendum dhe vota PËR do të mundësonte integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ku edhe shqiptarët do të bashkoheshin në sistemin e vlerave perëndimore, si dhe do të sillte stabilitet, paqe, zhvillim ekonomik dhe forcim të demokracisë.

Lexo më Shumë

20 Shtator 2018 / 12:09 Eurodeputetja nga radhët e partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Maria Spyraki përsëriti qëndrimin e partisë së saj kundër Marrëveshjes për emrin. Spyraki në një deklaratë për media nga Kuvendi i Shkupit theksoi se partia e saj dhe populli grek nuk pranon egzistencën e popullit dhe gjuhës maqedonase. Spyraki madje tha se vendi nuk i plotëson kriteret e Kopenhagës dhe se nuk është është gati për t’i filluar negociatat për anëtarësim në BE. Dua t’i sqaroj popullit të IRJM-së se ka mungesa të madhe të zbatimit të reformave. Jemi këtu që t’iu kërkojmë autoriteteve dhe…

Lexo më Shumë

20 Shtator 2018 / 11:46 Referendumi do të ketë sukses dhe kjo është një shans për Maqedoninë, kështu u shpreh për gazetarët sot ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula Von Der Laine. Ajo referendumin e krahasoi me bashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore. Laine është ministri i katërt gjerman që viziton Maqedoninë në afat të shkurtër. Ju pret referendum. E di se ai lidhet me emrin e shtetit tuaj, identitetin dhe historinë tuaj, por megjithatë këtë referendum e shoh si shans të madh. Besoj se qytetarët e vendit tuaj do të marrin pjesë në mënyrë aktive. Nga përvoja jonë lidhur me…

Lexo më Shumë

20 Shtator 2018 / 11:09 Zëvendës-kryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimulis theksoi rëndësinë e Marrëveshjes për emrin, me të cilën Greqia e Maqedonia vendosin marrëdhënie të mira fqinjësore me njëra tjetrën. Papadimulis iu apeloi të gjithë deputetëve në Parlamentin e Athinës dhe atë të Shkupit që t’i tejkalojnë dallimet dhe ta mbështesin marrëveshjen. Patriotizmi nuk është nacionalizëm. Ta duash shtetin tënd nuk do të thotë se nuk duhet ta respektosh shtetin tjetër” u shpreh Papadimulis. Ai gjithashtu garantoi se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt integrimit në BE. Edhe euro-deputeti, Alojz Peterle theksoi se kompromisi është shumë…

Lexo më Shumë

20 Shtator 2018 / 10:55 Eurodeputetët, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn vlerësuan se takimi i përfaqësuesve të të gjitha partive politike më 17 dhe 18 maj në Ohër në kuadër të “Dialogut Zhan Mone” ishte pozitiv dhe frytdhënës. Andaj ata paralajmëruan një takim të dytë në të ardhmen. Kukan porositi aktorët politik ta shfrytëzojnë dialogun sa nuk është zhvendosur në ndonjë shtet tjetër të rajonit. Edhe Flekenshtajn theksoi se ia vlen të vazhdojë dialogu për aq gjatë sa do të jep rezultate. Këto komente dy euro-deputetët i bënë gjatë mbledhjes së përzier të deputetëve tanë dhe atyre të BE-së që…

Lexo më Shumë

20 Shtator 2018 / 10:33 Sipas Ministrisë së Brendshme, dje në ora 17:50 në pikën kufitare “Shën Apostull Pali”- Ohër, në daljen të Republikës së Maqedonisë është paraqitur personi G.D. (28) nga Napoli – Itali, me letërnjoftim italian për të cilin është konstatuar se është i falsifikuar. Pas kontrollimit të bagazhit të tij, është gjetur një letërnjoftim shqiptar me emër K.G.(26) nga Tirana, Shqipëri. Personi është privuar nga liria dhe kundër tij është ngritur aktakuzë penale për veprën “falsifikim të dokumentit dhe mashtrim”.

Lexo më Shumë