21 Shtator 2018 / 16:46 Me dëgjimin e dëshmitarëve nga Prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi procesi gjyqësor për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Në mesin e dëshmitarëve sot ishte edhe zëvendës ministri aktual i punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i cili aso kohe ishte ushtrues detyre. Nuhiu shpjegoi kornizën administrative dhe juridike të ministrisë, rolit të tij si ministër, rolit dhe kompetencat që ka shefi i shtabit, komandën e artë dhe komunikimet e tij me shefin e shtabit Cavkov. Nuhiu theksoi se ministria është institucion administrativ, dhe komanda…
Author: almakos
21 Shtator 2018 / 16:02 Numri një i “Ngrohtores”, Dimitar Haxhimishev akuzoi Gjykatën e Apelit në Shkup se me vërtetimin e vendimit për falimentim të centralit të gazit “Te- To” ka shkelur ligjin. Haxhimishev thotë se pronarët e “Te- To” kanë hapur falimentim të rremë të kompanisë, që mos ta paguajnë borxhin ndaj “Ngrohtores” në lartësi prej 30 milionë euro. Ai akuzoi se vendimi i këtillë është skandaloz dhe se janë të përfshirë më shumë palë. Ata kanë ngritur kallëzim penal ndërsa siç tha, rastin e ka hetuar edhe Policia Financiare. Rrjedha e plotë e procesit është falimentim i rremë…
21 Shtator 2018 / 15:24 Në prag të referendumit të 30 shtatorit, i cili konsiderohet si i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit euroatlantik, ndërmarrja publike “Parqet dhe gjelbërimet” ka rikonstruar parkun e lagjes Dizhon të cilin e ka emëruar parku i NATO-s. Në një sipërfaqe mbi 5 mijë metra katrorë, përmes luleve shumë ngjyrëshe dhe gurëve të bardhë punëtorët e kësaj ndërmarrje krijuan simbolin e NATO-s me qëllim që të përcjellin mesazhin e qytetarëve pro anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike dhe në BE. Për të pas një mjedis jetësor së pari në duhet të mobilizohemi dhe të anëtarësohemi dhe të votojmë…
21 Shtator 2018 / 14:58 Numri i fëmijëve të prekur nga kanceri shënon rritje. Por, askush nuk mund të tregojë numrin e saktë të personave të sëmurë në vend për shkak se nuk ka regjistër për njerëzit e prekur nga kanceri. Derisa të rregullohet regjistri, për të cilin nuk ka të dhëna të sakta kur do të jetë gati, Organizatat Joqeveritare bazohen në informacionet jozyrtare. Gjatë bisedës me mjekët, ndonjëherë marrim informata se për çdo ditë vjen ndonjë fëmijë i prekur nga kanceri. Kjo shifër është tmerruese dhe për këtë duhet të flitet shumë seriozisht -tha Marija Tasev, Shoqata “Sano”.…
21 Shtator 2018 / 14:24 VMRO-DPMNE-ja mohon se një pjesë e deputetëve janë ndarë nga qëndrimi i kryetarit të partisë dhe veprojnë me kryeneçësi ndaj marrëveshjes dhe referendumit. Nga partia e Hristian Mickoskit theksojnë se qëndrimi i deputetëve buron nga takimet e përditshme me qytetarët dhe se përfaqësuesit e opozitës nuk kanë bërë thirrje për bojkot ose votim në referendum por thjeshtë janë prononcuar për qëndrimin e tyre ndaj ndryshimeve kushtetuese. VMRO-ja pretendon se Qeveria dhe kryeministri Zaev po fshehin amendamentet për ndryshimet kushtetuese nga qytetarët. Ajo që qytetarët e duan nga kjo Qeveri është që të prononcohet mbi amendamentet…
21 Shtator 2018 / 14:13 Qyteti i Tetovës po “ngulfatet” nga mbeturinat e papastruara prej ditësh. Kjo ka bërë që një numër i madh i banorëve të reagojnë ashpër. Ata druajnë për shëndetin e tyre sidomos të fëmijëve për shkak të erës së keqe. Mbeturinat e shumta janë shndërruar në pikë strehimi e shumë qenve endacakë. “Më duket se po jetojmë në kohë të çmendura. Është shekulli 21 kurse ne po përballemi me male mbeturinash, para shpive dhe para lagjeve tona. Shohim një pa aftësi totale nga organet komunale për tu përballë me këtë problem”. “Katastrofë. Duhet të marrin masa…
21 Shtator 2018 / 12:40 Prokuroria Publike do t’i ndjek parregullsitë eventuale gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit dhe për këtë qëllim është formuar Komisioni, ndërsa kryetar i tij është emëruar prokurori, Xhelal Bajrami. “Në pajtim me kompetencat e veta Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë formoi Komision për ndjekjen e parregullsive eventuale me kryerjen e veprave penale të Kapitullit gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit të Kodit Penal dhe veprave të tjera penale të cilat do të bëheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit më 30 shtator 2018”, informojnë nga Prokuroria Publike e RM-së. Komisioni ka për…
21 Shtator 2018 / 9:56 “Nxitja e dialogut politik dhe konsensusit” është temë e sesionit të sotëm me të cilin vazhdon konferenca “Dialog në nivel të lartë për pjesëmarrje politike të të rinjve dhe politika rinore me deputetët e Ballkanit Perëndimor”. Fjalë rasti do të kenë kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi, eurodeputeti Eduard Kukan dhe kryetari i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, Fadil Zendeli. Bashkëkryesues të konferencës janë nënkryetari i Parlamentit Evropian dhe shef i programit të liderëve të rinj politik Fabio Masimo Kastaldo, si dhe deputetja Ivana Tufekxhiq.
20 Shtator 2018 / 20:08 Alsat M nga burime brenda Gjykatës së Apelit mëson se 3 nga 5 gjykatësit e trupit gjykues për rastin e Almir Aliut janë: Jani Niça, Enver Bexheti dhe Enver Amzai. Seanca e parë publike do të mbahet më 1 tetor në orën 12:30.
Më 1 tetor është caktuar seanca gjyqësore për rastin e Almirit ne Gjykatën e Apelit. Lënda shkon ne shkallë të dytë pas ankesës së palës se dëmtuar.
20 Shtator 2018 / 16:20 Në nëntor do të fillojë ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në zonën industriale në Vizbeg. Investimi është tetë milionë euro dhe do të jetë gati për dy vjet. Përveç kësaj, në komunën e Butelit, në bashkëpunim me Qeverinë, filloi rregullim infrastrukturor i zonës në Vizbeg, që është një nga kërkesat e biznesmenëve që punojnë këtu. Kompanitë në këtë zonë me vite kërkojnë nga Qeveria dhe vetëqeverisja lokale të zgjidhen problemet e infrastrukturës para se të ndërtohet një bulevard që do të kalojë nëpër zonë dhe të lidhë autostradën me Kosovën. Në këtë mënyrë,…
20 Shtator 2018 / 16:16 Pothuajse tre orë gjykatësi Vladimir Pançevski u përgjigj në prokurori për abuzime të mundshme të sistemit AKMIS derisa ai ishte kryetar i Gjykatës Penale. Edhe pse fillimisht mohoi se në përgjithësi është ftuar në bisedë, megjithatë Pançevski dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare dhe autorizimit si dhe për punë të pandërgjegjshme në shërbim. Pançevski gjatë hyrjes ishte i buzëqeshur dhe i hareshëm ndërsa më pas doli dukshëm i shqetësuar. Ai nuk u përgjigj në pyetjet e prokurorëve dhe publikisht e përmendi kolegen e tij, gjykatësen Dobrila Kacarska. Sot jam ftuar lidhur me defektet sistemore që…

