20 Shtator 2018 / 16:20
Në nëntor do të fillojë ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në zonën industriale në Vizbeg. Investimi është tetë milionë euro dhe do të jetë gati për dy vjet. Përveç kësaj, në komunën e Butelit, në bashkëpunim me Qeverinë, filloi rregullim infrastrukturor i zonës në Vizbeg, që është një nga kërkesat e biznesmenëve që punojnë këtu. Kompanitë në këtë zonë me vite kërkojnë nga Qeveria dhe vetëqeverisja lokale të zgjidhen problemet e infrastrukturës para se të ndërtohet një bulevard që do të kalojë nëpër zonë dhe të lidhë autostradën me Kosovën.
Në këtë mënyrë, edhe më shumë do t’i përmirësojmë kushtet që do të kishin biznesmenët që janë këtu, sigurisht në mënyrë plotësuese do të mundësojmë që të marrin pjesë edhe kompani të tjera të huaja dhe vendase, respektivisht të punojnë në këtë zonë- tha Goran Sugareski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Aleksandra Spasovska


