Nëntë fëmijë u vranë mbrëmë nga shpërthimi i një mjeti shpërthyes në provincën Farajb në Afganistanin Verior, raporton DPA, duke cituar autoritetet. Katër vetë u plagosën në shpërthimin në lagjen Sharen Tagab, tha një anëtar i këshillit të qarkut. Një anëtar tjetër i këshillit tha se të vdekurit ishin tetë, dhe të plagosurit pesë. Bomba u vendos në afërsi të pikës të kontrollit, ndërsa për sulmin janë fajtorë talibanët, konfirmojnë burime të DPA-së. Në njoftim nga shtatori Misioni i KB-së për ndihmën e Afganistanit citon se në Afganistan në vitin 2017 ishin vrarë të paktën 3,438 persona dhe të lënduar…
Author: almakos
22 Shtator 2018 / 17:13 Autoritetet lokale dhe qendrore kanë hyrë në një konflikt të hapur pasi shteti vazhdon të mos lëshojë pe nga synimi i ndërtimit të deponisë rajonale, për pjesën jugperëndimore në komunën e Debarcës. Derisa Ministria e Ekologjisë konsideron se ky është vendi më i përshtatshëm dhe se në kuadër të kësaj komune duhet kërkuar zgjidhja, kryetari i komunës thotë se ata nuk do të lejojnë një gjë të tillë. E gjithë kjo ndodh në një periudhë kur i gjithë rajoni mbytet në mbeturina nga deponitë e vendosura pranë qyteteve. Sipas ekspertëve, komuna është vendi ku është…
22 Shtator 2018 / 16:49 VMRO-DPMNE-ja opozitare vazhdon të akuzojë pushtetin se përmes Marrëveshjes me Greqinë e ka dëmtuar identitetin maqedonas. Përveç kësaj, ata akuzojnë Qeverinë aktuale se po keqpërdor buxhetin shtetërorë duke iu nda tenderë familjarëve, miqve dhe njerëzve të afërt të funksionarëve të LSDM-së. Kështu tha sot deputetja opozitare Dafina Stojanovska duke fajësuar Qeverinë e Zaevit për mos mbajtjen e premtimeve qe ua thanë qytetarëve para se të bëhen pjesë e Qeverisë. Të nderuar, pas referendumit dhe tentimit të kryeministrit Zoran Zaev që të fshijë emirin Republika e Maqedonisë dhe identitetin maqedonas, po ndodh vjedhje brutale dhe tenderë…
22 Shtator 2018 / 16:36 Sezoni i dimrit, për dikë është qejf por për të pastrehët nuk është asgjë më pak se kërcënim për jetë. Zejno Sejfulli, një i pastrehë që bredh rrugëve të Shkupit së bashku me nënën e tij, para kamerës së Alsat shpalosi brengat e tij me afrimin e sezonit dimëror. Shumë rëndë e kam. Shumë. Rrugëve jam, me nënën time. As ndihma sociale as ndihmë financiare as asgjë nuk kemi. Nuk e di çfarë të ju them. Rrugëve po qëndrojmë. Vijmë këtu hamë e pimë dhe pastrohemi. 01-09 Do të ishte mirë sikur të kishim një…
22 Shtator 2018 / 16:26 Dritat në Gjykatën Penale mbrëmë u fikën pas orës 23. Atëherë mbaroi seanca maratonë për 27 prillin. Gjykata dëgjoi gjashtë dëshmitarë, ndërsa gjykimi filloi në orën 10:00 të mëngjesit. Në këtë rast ka edhe të paraburgosur të cilët hëngrën drekë dhe darkë në sallën e gjyqit, në ndërtesën e re të Gjykatës Penale. Për zgjatjen e seancës mbrëmë reaguan edhe avokatët. Absolutisht nuk mund të ketë përqendrim tek asnjë prej të pandehurve e as tek mbrojtja, besoj se as tek gjykata e as tek prokuroria, që të mund të vazhdohet me këtë ritëm. Kjo është…
22 Shtator 2018 / 15:45 Disa familje nga lagja e Fushë Topanës edhe përkundër dëshmive se kanë paguar llogaritë, këtë do duhet patjetër ta dëshmojnë në gjyq. Para dhjetë ditëve në adresën e Ekuran Ademit ka mbërritur vendim i përgatitur nga avokatë dhe noterë se ka borxh prej 530 denarëve ndaj kompanisë “Shërbimi banesor- Qendra e biznesit” e cila është kujdesur për pastërtinë e pallatit ku jetojnë. Borxhi i pretenduar është prej para 4 viteve, por Ademi thotë se ka paguar në kohë. Si dëshmi për këtë ai i tregon fletëpagesat. Përveç kësaj ai ka edhe dokumente që tregojnë që…
22 Shtator 2018 / 15:31 Duke komentuar gjendjen e rëndë të shëndetësisë në Maqedoni, mjekët shqiptarë që punojnë në klinikat evropiane ironizojnë se shëndetësia në vend është më e sëmurë se sa vet pacientët. Ata sugjerojnë që përveç problemit me mungesën e kuadrit mjekësorë shteti të punojnë edhe për cilësinë e shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve nëpër institucionet shëndetësore. Me të vërtetë shëndetësia është e sëmurë dhe siç përmendën shumë parafolës por edhe Ministri i Shëndetësisë dhe Ylberi, këtu duhet të bëhet një riorganizim dhe ristrukturim nga A tek Zh. Do jetë një rrugë e vështirë se nuk bëhen punët…
22 Shtator 2018 / 15:13 Komuna e Çairit ka vendosur t’i bashkëngjitet Javës Evropiane të Mobilitetit përmes një marshi me biçikleta. Nuk munguan as porositë se qytetarët duhet të heqin dorë nga makinat dhe përdorin biçikletat si masë për zbutjen e ndotjes së ajrit. Megjithatë Komuna nuk ka përmbushur akoma asnjë parakusht që qytetarët të mund të ngasin biçikletat e tyre nëpër rrugët e Çairit. Mungojnë korsitë për biçikleta, nuk ka zgjidhje as për kaosin në komunikacion, problemin e parkingjeve dhe uzurpimin e trotuareve nga shitësit dhe makinat e parkuara. Kryetari i Komunës Visar Ganiu i ndërgjegjshëm për këto probleme…
22 Shtator 2018 / 14:58 Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, në një intervistë për Alsat, duke theksuar përgatitjet e fundit për procesin e referendumit, ka përsëritur se lista zgjedhore nuk është e përkryer por të dhënat përditësohen në vazhdimësi. Shehu thotë se mes anëtarëve të këtij institucioni, nuk ka ndikime politike, edhe pse ata janë të propozuar nga partitë. Partitë nuk do të kenë vëzhguesit e tyre në Këshillat Zgjedhor, po ata duhet të dërgohen nga Kuvendi. KSHZ-ja, beson se rezultatet preliminare nga votimi mund të shpallen më shpejt se në zgjedhje. Zonja Shehu, KSHZ-ja në proceset e fundit zgjedhore…
22 Shtator 2018 / 9:49 Presidenti francez Emanuel Makron iu drejtua me një video mesazh qytetarëve të Maqedonisë në prag të referendumit. Në video mesazh, ai thotë se marrëveshja me Greqinë siguron të ardhme për vendin dhe se beson në urtësinë e qytetarëve. Macron bën thirrje për ta mbështetur referendumin për çështjen e emrit. Presidenti francez thekson se kjo marrëveshje është rezultat i guximit të liderëve të dy vendeve. [embedded content]
22 Shtator 2018 / 9:16 Sot në Maqedoni gjatë ditës parashihet të kemi mot me diell dhe të ngrohtë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 8 deri 14 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 22 deri 31 grad celcius. Në Shkup do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperatura do të lëvizë prej 19 deri në 30 gradë Celsius.
21 Shtator 2018 / 21:44 Në Gjykatën Themelore të Velesit, sot janë dhënë aktgjykimet për mjekët e spitalit të Gjevgjelisë, të cilët ishin akuzuar për vdekjen e Maja Kadievës dhe të foshnjës së saj gjatë procesit të lindjes. Anesteziologu Tomço Vançev u dënua me 4 vjet burg dhe pesë vjet ndalesë për të ushtruar profesionin e mjekut. Ndërsa gjinekologët Venci Çallkov dhe Donço Moskov janë shpallur të pafajshëm. Maja Kadieva dhe foshnja e saj e porsalindur kishin ndërruar jetë më 22 tetor të vitit 2015 si pasojë e gabimit të anesteziologëve të cilët sipas analizave të gjakut gjat procesit të…

