22 Shtator 2018 / 16:26
Dritat në Gjykatën Penale mbrëmë u fikën pas orës 23. Atëherë mbaroi seanca maratonë për 27 prillin. Gjykata dëgjoi gjashtë dëshmitarë, ndërsa gjykimi filloi në orën 10:00 të mëngjesit. Në këtë rast ka edhe të paraburgosur të cilët hëngrën drekë dhe darkë në sallën e gjyqit, në ndërtesën e re të Gjykatës Penale. Për zgjatjen e seancës mbrëmë reaguan edhe avokatët.
Absolutisht nuk mund të ketë përqendrim tek asnjë prej të pandehurve e as tek mbrojtja, besoj se as tek gjykata e as tek prokuroria, që të mund të vazhdohet me këtë ritëm. Kjo është një punë e padëgjuar që të mbahen gjykime vazhdimisht. Mendoj që për këtë duhet të kujdeset Oda e Avokatëve, Avokati i Popullit dhe inspektorët e punës, sepse ne si avokatë kemi të drejtat tona që janë shkelur “- u shpreh Elenko Milanov, avokat.
Dinamika dhe kohëzgjatja e seancave për 27 prillin janë kontestuese edhe për Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”. Kjo organizatë që i ndjek gjykimet, duke përfshirë edhe ato që janë më interesante për publikun, theksojnë se kohëzgjatja e seancave është shumë e gjatë dhe u jep të drejtë të pandehurve të ankohen në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Përveç të pandehurve, seancat jashtëzakonisht të gjata ndikojnë edhe tek dëshmitarët të cilët dëshmitë mbrëmë i kanë dhënë deri në orët e vonshme.
Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”
“Duke u bazuar në këtë, dhe duke pasur parasysh dinamikën e vazhdueshme të orientimit dhe kohëzgjatjen e gjykimit, konsiderojmë se është e domosdoshme ta informojmë dhe me këtë dinamikë të merret edhe Këshillin Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se është një organ në kompetencën e të cilit është monitorimi dhe vlerësimi i punës së gjykatësve dhe gjykatave.”
Gjykata Penale
“Gjykatësja që e udhëheqë rastin punon sipas Ligjit për Procedurë Penale, Rregullores së Punës së Gjykatës dhe Ligjit për Gjykata. Parashtresë deri tek Këshilli Gjyqësor mund të ketë vetëm nëse gjykatësi sillet në mënyrë të pahijshme ose e zvarrit procesin “
Për hyrjen e përgjakshme në Kuvend vitin e kaluar më 27 prill, Këshilli Gjyqësor në krye me gjykatësen Dobrila Kacarska dëgjoi gjashtë dëshmitarë. Dëshmoi zëvendësministri i Brendshëm Agim Nuhiu i cili theksoi se i akuzuari Mitko Çavkov, si shef i shtabit operativ dhe mbajtësi i “komandës së artë”, ka qenë i pakapshëm atë ditë. Kur janë parë rreth orës 20, Nuhiu e ka pyetur se çfarë po ndodhë, ndërsa Çavkov i është përgjigjur -“Po ndodh populli”. Një nga sigurimet parlamentare thekson se megjithëse i ka paralajmëruar dhe është përpjekur t’i kthejë bllokuesit në hyrjen kryesore të Kuvendit, megjithatë deputetët e VMRO-DPMNE-së Krsto Mukoski dhe Saso Vasilevski i kanë hequr dhe turma ka hyrë në ndërtesë. Në sallën e gjyqit kanë dëshmuar edhe Sasho Tasevski ish sigurim i Oliver Spasovskit.
Bojan Stojanovski


