Author: almakos

[embedded content] Gjithmonë jam angazhuar për të gjetur zgjidhje e cila nuk do ta cenojë identitetin, interesat kombëtare dhe kushtetutën.  Çështjae emrit dhe identiteti është më e vjetër dhe më vlefshme se çdo kushtetutë, çdo Qeveria,  çdo parti,  dhe çdo interes personal, tha Ivanov në fjalimin e tij në darkën solemne me diasporën e bashkuar Maqedonase.  Ai gjithashtu më në fund e shpalosi edhe qëndrimin e tij në lidhje me Referendumin. Unë isha njëri prej atyre të cilët e dhanë votën e tyre për Republikën e Maqedonisë që të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur, me emër dhe dinjitet.…

Lexo më Shumë

Prokurorja speciale publike Katica Janeva Janeva, përveç për referendumin në intervistë për Alsat flet edhe për dy raportet e Speciales, njëri për punën e tyre, ndërsa tjetri i dedikuar për gjykatësit dhe veprimin e tyre të pandërgjegjshëm dhe pamoralshëm. Ajo pret që Gjykata e Apelit ta konfirmojë dënimin me burg për ish-kryeministrin Gruevski. Pyetja ime e parë do të jetë për dy raportet që i publikuat të premten. Ka të bëjë me punën tuaj, por ka edhe raport të veçantë për punën e gjykatësve, janë përfshirë katër emra. Kryetari aktual, Jovo Vangellovski, si dhe gjykatëset Svetllana Kostova, Sofija Laliçiq, si…

Lexo më Shumë

23 Shtator 2018 / 17:08 Struganët shprehen të dyshimtë ndaj premtimeve të shtetit dhe të komunës, se qyteti do të ketë një spital të ri dhe modern. Objekti ekzistues është në gjendje të keqe para shkatërrimit dhe nuk i plotëson nevojat e më shumë se 70,000 qytetarëve. Ndërsa Struga pret, në qytetin e Ohrit ndërtohet një spital i ri, dhe po investohet edhe në spitalin e ortopedisë dhe traumatologjisë Shën Erasmus. Spitali i Strugës iu ofron shërbime mjekësore çdo vit në më shumë se 10,000 pacientëve nga disa qytete të rajonit, por edhe nga Shqipëria fqinje. Lus Zotin që të…

Lexo më Shumë

23 Shtator 2018 / 17:00 Gjykata Apelit më 12 shtator ka nisur zyrtarisht procedurën e apelimit të vendimit për rastin Lagja e Trimave. Megjithatë, data e seancës gjyqësore nuk është caktuar. Aktualisht janë duke u shqyrtuar aspektet teknike të ankesave te të akuzuarve. Pas kësaj, gjykata e shkallës së dytë do të kërkoj mendimin e Prokurorisë së Lartë Publike që më pas të caktohet edhe seanca e parë publike. Deri më tani, kërkesa për mendim deri tek organi i Lartë i akuzës është dërguar për të akuzuarin Sulejman Osmani, i cili akuzohet në akuzë të ndarë nga të tjerët por…

Lexo më Shumë

23 Shtator 2018 / 16:46 Kjo është deponia gjigante që ndodhet në atarin e Komunës së Tearcës që prej tre vitesh. Edhe pse e njëjta është bërë tmerr i banorëve që jetojnë për rreth, ankesat e tyre vazhdojnë edhe më tej të hasin në veshë të shurdhër. Të lodhur nga premtimet boshe të autoriteteve, ata refuzuan të prononcohen përpara kamerës. I pyetur për këtë problem, kreu i Komunës së Tearcës përsëriti deklaratën e njejtë që e ka bërë edhe 4 herë më parë. Neve, nga java e ardhshme, sepse tani janë në pyetje ditët, pra, nga dita e hënë, unë…

Lexo më Shumë

Marrëveshja për ndryshimin e emrit është i dëmshëm dhe duhet të hidhet poshtë. Ajo është kundër interesave kombëtare dhe shtetit të Maqedonisë. Ajo është “mish i egër” i futur në organizëm të shëndoshë që na mbyt dhe do të na tërheq pas nëse nuk kundërshtojmë, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në fjalimin para pjesëmarrësve të marshit protestues që partia opozitare e ka organizuar sot në Ohër. Lideri i partisë para simpatizantëve dhe mbështetësve të VMRO-DPMNE-së përkujtoi se disa momente historike, në të cilat bashkësia ndërkombëtare ka premtuar një të ardhme më të mirë për vendim përmes pranimit të lëshimeve…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë sot tek fshati Smokvicë, ka gjetur 83 emigrantë të paligjshëm, nga të cilët 11 persona minoren, në një automjet me rimorkio pronësi e një ndërmarrje dhe të drejtuar nga një qytetar i Gjevgjelisë. MPB-ja kumtoi se sot në mëngjes në orën 8:10 minuta në afërsi të fshatit Smokvicë, policë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontroll kufitar “Bogorodicë” kanë penguar kontrabandimin e emigrantëve nga një automjet transportues me rimorkio me targa të Gjevgjelisë pronësi e një ndërmarrje, ndërsa të drejtuar nga shoferi R.R. nga Gjevgjelia. Në hapësirën transportuese të automjetit, janë gjetur 83 emigrantë të paligjshëm nga të…

Lexo më Shumë

23 Shtator 2018 / 15:52 VMRO DPMNE nuk ka plan për bojkotimin e referendumit ndërsa populli vet duhet të vendos se si do të veproj. Kreu i VMRO DPMNE-së, edhe në marshin e sotëm protestues në Ohër vetëm se e përsëriti qëndrimin tashmë të njohur deri më tani. Argumentet janë në tavolinë, tha Mickoski para turmës, me të gjitha anët e këqija dhe nenet në Marrëveshje, që janë dështuese për Maqedoninë. Ai alarmon për presione nga pushteti për dalje më 30 shtator dhe sipas tij, kjo tregon pafuqinë e tyre. Nuk do të kenë sukses ndërsa pushteti duhet t’i qetësojë…

Lexo më Shumë

23 Shtator 2018 / 15:38 Për herë të parë, në mënyrë të hapur dhe të prerë Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov ka deklaruar se do ta bojkotojë referendumin e 30 shtatorit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos lejojnë që dikush të ua kontrollojë ndërgjegjen por të vendosin vetë nëse do të dalin për të votuar apo do të bojkotojnë. Ivanov këtë e bëri të ditur gjatë një fjalimi para Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë në Detroit, kumtojnë nga Kabineti i Presidentit. Sa më përket mua, unë tani më kam votuar. Votova para 27 viteve, në 8 shtator të…

Lexo më Shumë

E drejta e votës është e pacenueshme dhe askush nuk guxon ta rrezikojë. Sekreti i votës është i garantuar, ndërsa institucionet do të garantojnë zbatim të përkryer të referendumit më 30 shtator, porositi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Çdo qytetar, siç theksoi në fjalimin Spasovski, duhet të votojë me bindje personale dhe vullnet personal. “Vota e qytetarëve vendos për ardhmërinë e Maqedonisë. Policia është në kulmin e punës për të mundësuar ambient demokratik të votimit dhe shprehje të lirë të vullnetit të qytetarëve”, tha Spasovski. Ai paralajmëroi se do të sanksionohet çdo tentim për pengimin e realizimit të…

Lexo më Shumë

Tani është koha që të dëgjohet zëri juaj. Kjo është një mundësi që jepet njëherë në jetë. Dera e NATO-s është e hapur. Por, vetëm qytetarët e vendit tuaj mund të vendosim për ta kaluar. Prandaj, ardhmëria juaj është në duart tuaja. Ju presim në NATO, porositi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sërish treguat guxim, thotë në video fjalimin Stoltenberg, për ta kaluar rrugën tuaj personale drejt pavarësisë, paqes dhe sigurisë. Marrëveshja historike për kontestin me emrin e hap mundësinë për anëtarësim të barabartë në bashkësinë ndërkombëtare, duke e përfshirë anëtarësimin e barabartë në NATO. “Anëtarësimi në…

Lexo më Shumë

23 Shtator 2018 / 14:41 Nga java e ardhshme zyrtarisht fillon procesi i skriningut sqarues. Delegacioni i parë qeveritarë i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, me 40 pjesëmarrës do të udhëtojë të enjten për në Bruksel, në zyrat e Komisionit Evropian ku do të njoftohen për kapitullin e parë që ka të bëj me gjyqësorin dhe të drejtat fondamentale. Në procesin e skriningut sqarues parashihen rreth 33 kapituj për çka do të duhen saktë 33 delegacione dhe më shumë se 1000 ekspert të lëmive të ndryshme. Andaj shefat e delegacionit shtetërorë për negociata, bënë thirrje publike për përfshirjen e të…

Lexo më Shumë