Author: almakos

Gjykimi për lëndën “Total” të Prokurorisë Speciale do të vazhdojë më 3 tetor, për shkak të ndryshimeve të strukturave pronësore të kompanisë “Mediamaks”, e cila së bashku me Dragan Pavlloviq-Llatas dhe personat juridik të firmave “Total Marketing” dhe “Total Media Center” akuzohen për fshehje të tatimit. Para fillimit të seancës së sotme, avokati i “Mediamaks” njoftoi trupin gjykues se ka ndryshime në pronësinë e firmës dhe i mbaron autorizimi ligjor për mbrojtjen e kompanisë në procesin gjyqësor. Gjykatësja Sllavica Naumova Josifovska tha se nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës së sotme dhe gjykimi do të vazhdojë më 3…

Lexo më Shumë

24 Shtator 2018 / 12:44 NP “Higjiena Komunale” Shkup nga data 1 Tetor do të bëjë grumbullimin dhe transportin mbetjeve komunale në pjesën urbane të komunës së Sarajit, dhe atë në vendbanimet Saraj, Lubin, Kondovë, Krushopek, Gërçec, Shishovë, Gllumovë, Matkë e Poshtme , Arnaki dhe Rahshçe, si dhe në QSR “Matkë”. “Vendimin për të zgjeruar territorin e punës sonë, e sollëm me një qëllim të vetëm – për të rritur pastërtinë dhe higjienën në pjesë sa më të madhe në territorin e qytetit të Shkupit. Angazhimi ynë kryesor si Ndërmarrje Publike mbetet që përmes aktiviteteve tona, çdo ditë të kontribuojmë…

Lexo më Shumë

24 Shtator 2018 / 12:33 Gjykimi për rastin “Total” të Prokurorisë Speciale Publike shtyhet për 3 tetor për shkak të ndryshimit në strukturën e pronësisë së personit juridik “Medijax”. Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Total”, duheshte të dëgjohen “bombat” e inçizuara nga viti 2011, që PSP i prezanton si dëshmi në procedurë. Deri tani në sallën gjyqësore janë lëshuar 16 nga gjithsej 39 “bombave”. Në lëndën “Total” i akuzuar është gazetari Dragan Pavloviq-Latas për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 eurove përmes kompanisë “Total” dhe asaj për media “Mediamaks” në vlerë prej 63.032 eurove.

Lexo më Shumë

Prej nesër temperaturat në Maqedoni do të ulen për 10 deri 15 celsius, ndërsa nga e mërkura në mëngjes temperaturat e mëngjesit do të ulen edhe rreth zeros, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Moti, informojnë nga DPHM, do të jetë kryesisht me diell, por me erë të përforcuar,  si dhe dukshëm më i ftohtë. Temperatura ditore në pjesën më të madhe të vendit do të ulet për rreth 10, ndërsa në disa vende edhe për 15 gradë. Nga e mërkura në mëngjes rënie të ndjeshme do të ketë edhe në temperaturat e  mëngjesit, të cilat në disa vende do…

Lexo më Shumë

24 Shtator 2018 / 12:05 Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov theksoi edhe një herë se Marrëveshja për emrin parashikon emrin e ri të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut, por nuk cenon aspak identitetin e popullit maqedonas. Ai theksoi se Marrëveshja i hap rrugë integrimit të vendit në NATO dhe BE, por se vendimi iu takon të gjithë qytetarëve. Kështu vendimin e Presidentit, Gjorge Ivanov për të mos votuar në referendumin e 30 shtatorit Dimitrov e cilëson si të turpshëm dhe ikje nga përgjegjësia. Dimitrov ndër tjerash tha se në rast më 30 shtator shumica voton kundër, Qeveria do të…

Lexo më Shumë

“Mjaftueshëm jemi pjekur si shoqëri që të ballafaqohemi me realitetin – rruga drejt BE-së dhe NATO-s është përmes marrëveshjes me Greqinë. Gjithë liderët duke filluar nga sekretari i përgjithshëm NATO-s Jens Stoltenberg, deri tek kancelaria gjermane Angela Merkel kanë treguar se nuk ka plan B, që të ulemi në atë tavolinë dhe gjithë ata që janë të ulur atje, duan të na shohin edhe neve”. Këtë e tha sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i cili sqaroi aspektet e marrëveshjes për emrin me Greqinë. Dimitrov tha se garancat për anëtarësim në NATO janë të…

Lexo më Shumë

Shoferi i një motoçiklete dhe një bashkudhëtar në automobil janë lënduar rëndë, ndërsa 17 persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta, në 36 aksidente trafiku që kanë ndodhur këtë fundjavë në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup. Për tejkalimin e shpejtësisë së paraparë janë sanksionuar 198 shoferë. Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni 171 persona, nga të cilët 111 kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 44 pa leje për vozitje. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 32 automjete të pa regjistruara. Janë shqiptuar masa për parkim jo të rregullt të 112 personave, ndërsa “karrotreci” ka…

Lexo më Shumë

24 Shtator 2018 / 10:39 Sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore, ndotja e ajrit vret miliona njerëz çdo vit. Ky raport i hartuar në bashkëpunim me Institutin për matje dhe vlerësime shëndetësore, po ashtu nxjerr në pah anën ekonomike, duke treguar për vdekjet e parakohshme të lidhura me ndotjen e ajrit, gjë e cila i ndikon ekonomisë botërore në miliardë dollarë humbje nga të ardhurat nga tregu i punës. Më poshtë disa fakte të dala nga ky raport: Më shumë se nëntë nga dhjetë njerëz- rreth 92 për qind e popullsisë jeton në vende ku ndotja e ajrit…

Lexo më Shumë

24 Shtator 2018 / 10:21 Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdon gjykimi për rastet “Titanik”, “Tenk”,”Total”. Në rastin “Titanik” në seancën e fundit për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Martin Protugjer, gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale ishte shtyrë për sot. Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe…

Lexo më Shumë

24 Shtator 2018 / 9:53 Siç mëson Alsat M, ish të dënuarit në rastin Sopoti në fundjavë janë njoftuar nga ministria e Drejtësisë me përgjigjen negative të këtij dikasteri ndaj të drejtës së tyre për dëmshpërblim. Jo zyrtarisht mësohet se dikasteri i Renata Deskoskas nuk ka buxhet për ta mbuluar dëmin e Sopotasve. Megjithatë arsyet zyrtare pritet t’i shpalosin avokatët e ish të dënuarve. Në rast se resori Drejtësisë nuk i mbulon dëmet për shkak të mungesës së buxhetit, çështja kalon në instanca gjyqësore. Kërkesa për dëmshpërblimin e një pjese të dënuarve ishte dërguar në muajin maj të këtij viti.…

Lexo më Shumë

“Hajde Mickoski, nëse nuk ke plan për bojkot përkrahe planin për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe në BE”, citohet në kumtesën e sotme të LSDM-së në të cilën parashtrohet pyetja: nëse  Mickoski nuk ka plan për bojkot, a ka ndonjë plan për të ardhmen evropiane në Maqedoni?. “Maqedonia tani merr frymë lirshëm dhe ka një plan, plan strategjik për hyrje në NATO dhe në BE, për të ardhme të sigurt dhe stabile”, njoftojnë  nga LSDM-ja duke shtuar se besojnë se edhe VMRO-DPMNE-ja e ka të njëjtin plan. LSDM-ja  i bënë thirrje Mickoskit ta përkrahë planin për hyrjen e Maqedonisë në…

Lexo më Shumë

Tre traktorë me gjithsej gjashtë metra kub druri të prera në mënyrë ilegale dhe dy motosharra janë konfiskuar nga policinë në dy vende në rajonin e Pollogut gjatë ditës së djeshme,  informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski. Sipas të dhënave  rreth orës 21:00 mbi xhaminë në Xhepçisht  në rrugën që të çon në mal tentuan që të ndalojnë dy traktorë të ngarkuar me nga dy metra kub dru. Shoferët e traktorëve pas sinjalizimit për të ndaluar e kanë rritur shpejtësinë dhe siç thotë Josifovski, kanë tentuar që të shtypin edhe policët. Të dy policët atëherë kanë shtënë me pistoletën…

Lexo më Shumë