Janë dëmtuar xhamat e dy Shtabeve të ndara të partisë politike LSDM në Kumanovë. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga MPB, nga ku kanë informuar se tek ta rasti është paraqitur sot në ora 10:40. Sipas MPB-së, janë thyer tre dritare të dy Shtabeve, njëri i locuar në rrugën “Ilindenska”, ndërsa i dyti në “Tode Dumba”. Lidhur me ndodhinë, thonë nga policia, është arrestuar 34 vjeçari D.S. nga Kumanova. Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sot ka thënë se është informuar për incidentin dhe se rasti është paraqitur në polici. “Ua lë organeve hetimore të gjejnë kryerësin dhe të…
Author: almakos
24 Shtator 2018 / 16:12 Era e fuqishme që përfshiu më shumë qytete të Maqedonisë përfshi dhe Shkupin, ka shkaktuar probleme në disa pjesë të kryeqytetit, duke shkulur pemë dhe duke thyer degë të shumta. Në një pjesë të Lagjes Karposh të Shkupit është rrëzuar një kulm, ndërsa në shumë pjesë të tjera janë dëmtuar kabllot elektrike, për të cilat kanë ndërhyrë ekipet e EVN-së. Është paralajmëruar mbledhje e shtabit të krizës ku do të marrin pjesë udhëheqësit e ndërmarrjeve publike si: Higjiena komunale, Parqe dhe gjelbërime, Ujësjellësi dhe Njësia e zjarrfikësve. Alsat-M
Pas publikimit të vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, me të cilin refuzojnë kërkesën e sopotasve për dëmshpërblim, ka reaguar partia Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti thonë se të burgosurit e rastit të Sopotit, nuk kanë me as jetë e as shpresë të enden nëpër gjykata për ta kërkuar dëmshpërblimin. Sipas kësaj partie, dëmshpërblimin atyre duhet tua kompensojë Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria. “Kjo Ministri e Drejtësisë që është pjesë e Qeverisë së LSDM dhe BDI-së, nuk e njeh as ligjin, as Kushtetutën madje as Konventat ndërkombëtare të institucioneve të Drejtësisë që sigurojnë të drejtën e dëmshpërblimit atëherë kur gjykata…
24 Shtator 2018 / 15:59 Ekonomia e Maqedonisë nuk do të ketë perspektivë nëse për kohë të shkurtër nuk rritet bashkëpunimi me vendet e zhvilluara. Ky është vlerësimi i zyrtarëve në takim me komunitetin e biznesit. Por, që kompanitë vendore të jenë konkurrues me kompanitë evropiane, nevojiten shumë mjete financiare për zhvillimin dhe ndjekjen e inovacioneve teknologjike, ka shtuar zv/ kryeministri Koço Angjushev. Si mundet ekonomia jonë t’i konkurrojë ekonomisë që do të marrë grante prej 50, 60, 70 për qind për blerjen e pajisjes së re. Nuk mundet, nëse nuk bëhemi pjesë e këtij sistemi, nëse mbetemi të izoluar…
24 Shtator 2018 / 15:41 Në rastin “Titanik” për mashtrime zgjedhore, sot në sallën e gjyqit u dëgjuan biseda të përgjuara, të cilat janë dëshmi në procedurat kundër ish drejtuesve të qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së. Bombat kanë të bëjnë me periudhën parazgjedhore të vitit 2011 dhe 2013. Në njërën prej tyre, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski mendojnë tua dërgojnë inspektoratin dyqaneve “Tinex” të Vlladimir Todoroviqit, sepse nuk ka dhënë para për partinë. Midis dëshmive ka një bisedë në lidhje me kambialet që kandidatët për kryetarë të komunave i kanë lënë në selinë e partisë në Shkup, përmes të cilëve ata kanë…
24 Shtator 2018 / 15:27 Më 1 tetor, një ditë pas referendumit, ministri grek i energjisë dhe mjedisit Jorgos Statakis do ta vizitojë Maqedoninë. Me autoritetet do të negociojnë restartimin e naftësjellësit Selanik-Shkup për çka Qeveria nuk jep leje. Negociatat mes dy palëve filluan këtë verë nën udhëheqjen e zv.kryeministrit Koço Angjushev dhe ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Statatakis në një intervistë për mediat greke thotë se duke e lëshuar përsëri naftësjellësin vendi ynë do të bëhet qendër rajonale e derivateve. Sa i përket sektorit të gazit të lëngshëm, ka negociata të vazhdueshme për rihapjen e naftësjellësit Selanik-Shkup, mes tjerash,…
Ministria e Drejtësisë të dëmtuarit në rastin “Sopoti” i ka udhëzuar që të drejtat e tyre t’i kërkojnë përmes gjykatave. Udhëheqja e kësaj ministrie Renata Deskoska, sot tha se në pajtim me procedurat ata që kërkojnë dëmshpërblim, duhet të kenë vendim gjyqësor se janë burgosur padrejtësisht. “Në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka refuzim të kërkesave të tyre. Sipas procedurave, ata që kërkojnë dëmshpërblim, duhet të kenë vendim gjyqësor se kanë qenë të burgosur padrejtësisht. Në atë rast ata drejtohen tek Ministria e Drejtësisë për marrëveshje”, tha Renata Deskoska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për refuzimin e kërkesës për…
24 Shtator 2018 / 14:54 E para e drejtësisë Deskoska kërkon më shumë kompetenca për komisionin antikorrupsion në fushën e kontrollimit të të ardhurave të funksionarëve shtetëror. Projektligji i ri për parandalimin e korrupsionit parasheh që anëtarët e komisionit të mos kenë pasur lidhje politikë në 10 vitet e fundit. Deskoska tha se teksti i ligjit është punuar nga grupe ekspertësh dhe do të ketë risi me qëllim plotësimin e rekomandimeve nga ndërkombëtarët. Në pjesën e rritjes së përgjegjësive të Komisionit Antikorrupsion janë dhënë kompetenca më të forta që nënkuptojnë qasje deri tek llogaritë bankare të personave që janë bartës…
24 Shtator 2018 / 14:44 Kuvendi nuk do të autorizojë vëzhgues nëpër vendvotime gjatë ditës së referendumit. Legjislativi këtë vendim e ka marrë në koordinimin e fundit të Trupit koordinues për referendumin dhe për këtë e ka njoftuar edhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky institucion, si bartës i referendumit, sipas ligjit, ka të drejtën e vëzhgimit në vendvotime, siç e kanë partitë politike në zgjedhje. Kuvendi Trupi koordinues i Kuvendit për referendumin ka konstatuar se nuk ekziston sistem adekuat për selektimin e numrit të nevojshëm të përfaqësuesve, por edhe ka marrë parasysh se tashmë ka një numër të madh të…
Në konferencën për shtyp që u mbajt sot në QSR “Matkë”, në prani të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, drejtori i NP “Higjiena Komunale” Shkup, Abdusamed Shabani e informoi opinionin se NP “higjiena Komunale” Shkup nga data 1 Tetor do të bëjë grumbullimin dhe transportin mbetjeve komunale në pjesën urbane të komunës së Sarajit, dhe atë në vendbanimet Saraj, Lubin, Kondovë, Krushopek, Gërcec, Shishovë, Gllumovë, Matkë e Poshtme , Arnaki dhe Rahshçe, si dhe në QSR “Matkë”. “Vendimin për të zgjeruar territorin e punës sonë, e sollëm me një qëllim të…
24 Shtator 2018 / 14:03 Disa ditë para referendumit të 30 shtatorit, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov tha se ndryshimet kushtetuese nuk ishin lëndë e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe nuk janë të përcaktuara me Marrëveshjen e Prespës. Shefi i diplomacisë tha se deri në fund të vitit, duhet të përfundojnë katër ndryshimet kushtetuese e të cilat kanë të bëjnë me: përcaktuesin gjeografik “e Veriut”, garancinë edhe më precize se vendi nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë; kujdesin për të drejtat e diasporës në botë dhe konkretizimin e vendimeve kushtetuese të KAÇKM-së në preambulë. Ata nuk janë të përshkruara…
Aksioni për votuesit e Pustecit ka filluar në vitin 2012, gjegjësisht një vit para zgjedhjeve të vitit 2013. Pushteti i atëhershëm ka organizuar këtë aksion sekret, përmes të cilit banorëve nga Pusteci, por edhe pjesëve tjera nga Shqipëria ju ka dhënë letërnjoftime të Maqedonisë, të cilat i kanë përdorur për të votuar. Për momentin në Gjykatën Penale është duke u mbajtur seancë gjyqësore për lëndën “Titanik”, në të cilën publikohen “bomba” të reja të cilat nga PSP janë propozuar si dëshmi në procesin gjyqësor. Në një bisedë mes Jankulloskës dhe Kirill Bozhinovskit dëgjohet se si ministrja e atëhershme e Punëve…

