25 Shtator 2018 / 14:56 Nga gjithsej 90 milion euro të ndara në nivel vjetor nga Bashkimi Evropian në të gjitha projektet në Maqedoni, 18 milionë këtë vit janë ndarë për projektet e zhvillimit të turizmit. Por sa nga këto fonde do të përdoren ende nuk dihet. Ambasadori i BE-së , Samoel Zbogar për Alsat mosshfrytëzimin e mjaftueshëm të fondeve nga BE-ja, ndër të tjerat, e sheh edhe në institucionet shtetërore. Unë mendoj se për këtë ka më shumë elemente, siç është mungesa e informacioneve. Si element i dytë janë edhe procedurat tona të BE-së të cilat nganjëherë janë shumë…
Author: almakos
Maqedonia në çdo kuptim i takon familjes të popujve evropianë. Për këtë shkak shpresoj se qytetarët do ta shfrytëzojnë mundësinë historike dhe do të vendosin me pjekuri, me guxim dhe me përgjegjësi për ardhmërinë e tyre dhe të brezave të ardhshëm, porositi kryetari i Kuvendit Shtetëror të Sllovenisë Dejan Zhidan, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi. “Maqedonia në mënyrë historike, kulturore, politike dhe gjeografike hyn gjegjësisht i takon familjes së popujve evropianë, BE-ja dhe NATO-ja të cilat janë garantues themelor të sigurisë dhe stabilitetit, si dhe respektimit të vlerave të përbashkëta të popujve. Anëtarësimi në të…
25 Shtator 2018 / 14:30 VMRO-DPMNE-ja kërkon nga KSHZ-ja dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, që t’i mundësohet të propozojë vëzhguesë në referendumin e 30 shtatorit. Sipas tyre, nëse një gjë e tillë nuk mundësohet, atëherë procesi i referendumit do të jetë jodemokratik dhe i dyshimtë. VMRO-ja po ashtu kërkon që KSHZ-ja të bëj ndryshime në rregulloren e referendumit dhe të bëj që vëzhguesit nga të gjitha partitë parlamentare të mund të jenë pjesë e votimit, numërimit dhe konfirmimit të rezultateve. Nëse kërkesat e tilla nuk plotësohen, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, vlerëson se do të ketë dyshime në mbarëvajtjen…
25 Shtator 2018 / 14:05 Në vazhdën e vizitave të faktorit ndërkombëtar në prag të referendumit, në Maqedoni po qëndron kryetari i Parlamentit të Sllovenisë Dejan Zhidan i cili vlerëson se Marrëveshja për emrin me Greqinë e ruan identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe se të dyja këto do të njihen edhe ndërkombëtarisht. Zhidan këtë e bëri të ditur pas takimit me kreun e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, duke apeluar qytetarët që të dalin dhe të votojnë më 30 shtator. Zgjidhjen që e ofron Marrëveshja e Prespës i hap dyert e NATO-s dhe siguron fillimin e bisedimeve për anëtarësim në…
Me dëshminë e Aco Angelovskit, ish truproja e Oliver Spasovskit, në Gjykatën penale në Shkup vazhdoi gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017. Në pyetjen e prokurores Vilma Ruskoska, dëshmitari tha se më 27 prill ka qenë pjesë e ekipit të sigurimit personal të Oliver Spasovskit. Sqaroi se me automjet të njëjtën ditë rreth orës 10 së bashku me Spasovskin kanë arritur në Kuvend dhe ata kanë mbetur në automjet. “Më erdhi çudi dhe pazakonshme që ka aq pak policë rreth Kuvendit. Pyeta për atë njërin prej policëve te hyrja Viner dhe…
Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se me datë 24.09.2018 rrethë orës 12 e 40 minuta, në Stacionin Policor në Gostivar, është denoncuar dhunë në një objekt tregtarë, në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinovski,, në Gostivar, në të cilën kanë marur pjesë 52-vjeçari L.N. dhe djali i tij 27-vjeçari Sh.N.nga fshati Banjicë e Poshtme. Dy të denoncuarit, së pari kanë filluar zënkë verbale me të punësuarit në në objekt, rretë çmimit të një produkti të caktuar, të cilin më herët e kanë blerë, pasi që Sh.N. me një lopatë të cilën e ka marur nga rafti në dyqan, gjatë përleshjes e ka goditur…
25 Shtator 2018 / 12:29 Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska referon që kontesti mes dikasterit saj dhe të dënuarve për Sopotin të merr epilog në gjyq. Deskoska theksoi se lartësia e dëmit duhet caktohet me vendim gjyqësorë që më pas resori i saj të obligohet për shpagim. Ajo shtoi se rregullativa ligjore nuk i mundëson që të lidhet marrëveshja për masë dëmshpërblimi që caktohet vetëm nga njëra palë. Deskoska mohoi zërat se dëmshpërblimi nuk është për arsye të mungesês së mjeteve nga buxheti.
25 Shtator 2018 / 11:55 Referendumin për Marrëveshjen me Greqinë më 30 shtator do ta ndjekin 383 vëzhgues vendorë dhe 286 të huaj, publikoi Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.Më shumë vëzhgues vendorë të akredituar kanë Qendra për Liri – Civil – 282, Qendra Kombëtare e Romëve Kumanovë – 46 dhe Inkluziva 40, MOST do ta ndjekë referendumin me 12, ndërsa Shoqata EDULSJ me tre vëzhgues.Nga vëzhguesit e huaj më shumë ka OSBE-ODHIR – 188, Ambasada e SHBA-së – 35 dhe Misionit i OSBE-së në Shkup 12 vëzhgues. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do ta ndjekë referendumin me tetë vëzhgues. Ambasada…
25 Shtator 2018 / 11:44 Në industrinë e mugët të “lajmeve të rreme” në Maqedoni, duket se gjithçka shpaguhet. Në prag të referendumit të 30 shtatorit, i cili mund të ndryshojë emrin e shtetit dhe t’i japë fund kontestit të gjatë me Greqinë, Maqedonia, e cila është akuzuar se ka ndihmuar ngufatjen e votuesve amerikanë me lajme të rreme gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat i ka fituar Donald Trump, është përfshirë vetë nga një fushatë e ndikimit në mediat sociale. “Bojkotoni referendumin”, “Mos e shkatërroni Maqedoninë”, “Zaevi është tradhtar”. Këto janë vetëm disa mesazhe që, sipas analistëve, po…
Një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Esperanto” dhe “Mramorec” nesër prej ora 9 deri ora 14 do të mbetet pa energji elektrike. Në periudhën prej orës 11:30 deri ora 14:00 pa rrymë do të jetë një pjesë e shfrytëzuesve nga Kondova dhe fshati Lubin. Pa rrymë prej ora 9 deri në ora 15 do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “4”, “6” dhe “7” në komunën Studeniçan, ndërsa prej orës 8:30 deri ora 11:00 shfrytëzuesit e Karakollit Çashka, Sileksit gjeologjik, fshatrat Graçan, Kondovë, uikend lagjet Velepole dhe Kuçkovë dhe komunat Gjorçe Petrov dhe Saraj. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim…
Një tetëmbëdhjetëvjeçar nga Shkupi humbi jetën, ndërsa dy persona u lënduan në aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë në orën 02:27 minuta në rrugën “Magjistralia e Adriatikut” (Jadranska Magistrala) në Shkup. Siç njoftojnë nga MPB-ja mbrëmë në orën 02:27 në Shkup në rrugën “Magjistralia e Adriatikut” shkupjani D.K. (18) i cili ka drejtuar një “mercedes” me targa të Shkupit e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Djaloshi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa të dy pasagjerët në automjet janë transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Gjithashtu njoftojnë se është kryer hetim në vendin e…
25 Shtator 2018 / 10:56 Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton tha qartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se, Shtetet e Bashkuara janë të vetme përballë të gjithëve. Bolton shpalosi një kopje të Kushtetutës, që kishte si qëllim të simbolizonte mesazhin e sovranitetit gjatë takimit më të madh të përvitshëm të udhëheqësve botërorë. Bolton dhe zyrtarë të tjerë amerikanë i paraprinë një teme që vet Trump do ta parashtrojë më vonë gjatë ditës, kur ai pritet të shfrytëzojë fjalimin e dytë të tij në OKB për të qartësuar se administrata e tij do…

