Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki, sot do të marrë pjesë në promovimin e përfundimit të punëve ndërtimore për rregullimin e Lumit të Likovës. Në ngjarje do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e përhershme e Programit për zhvillim të KB-së, Luiza Vinton dhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi. [embedded content]
Author: almakos
26 Shtator 2018 / 10:16 Lidhja Kombëtare e personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar të Maqedonisë të premten do ta shënojë Ditën Botërore të Personave të Shurdhër dhe Dëgjim të Dëmtuar dhe 70-të vjetorin nga themelimi i saj me manifestim që do të mbahet në Filarmoninë e Maqedonisë. Në manifestim do të marrin pjesë më shumë se 250 anëtarë (persona të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar) nga shoqatat përgjatë gjithë Maqedonisë, nxënës të shurdhër nga shkollat Partenie Zografski – Shkup dhe Entit për Rehabilitim të Fëmijëve me Dëgjim të Dëmtuar Koço Racin – Manastir, të cilët do…
26 Shtator 2018 / 9:56 Në Gjykatën penale sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për procedurën e ndarë për lëndën “Tanku” të PSP-së dhe për lëndën “Tarifa”. Në seancat paraprake të procedurës së ndarë për “Tank”, e cila zhvillohet kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska janë dhënë prova materiale dhe janë marrë në pyetje dëshmitarë, të cilët në njëfarë mënyre janë përfshirë në furnizimin publik të automjetit të blinduar “Mercedes Guard” në vlerë prej 600.000 eurove në vitin 2012. Dëshmitarët të cilët kanë dhënë deklarata në seancat e deritanishme në procedurën e ndarë në rastin “Tanku”, janë dëgjuar…
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell, por i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë vlera ekstrem të rritura. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.
Shqipëria edhe mëtej mbetet shteti evropian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së, më tërheqëse mbetet Franca. Sipas të dhënave statistikore që u publikuan sot nga ana e Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 3.930 shtetas të Shqipërisë, apo tre për qind e numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian. Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, numri i përgjithshëm i shqiptarëve të cilët për herë të parë kanë parashtruar kërkesë për azil llogaritet 8.040. Franca rezulton të jetë vendi më tërheqës për shqiptarët, me…
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), sot në kuadër të fushatës për përkrahjen e referendumit të 30 shtatorit, mbajti tubimin e radhës me qytetarët e komunës së Strugës, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE! Në fjalimin e tij, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi theksoi se “marrëveshja e Prespës” është rezultat i një angazhimi maksimal dhe të një mobilizimi të paparë të diplomacisë perëndimore për zgjidhjen e kontekstit të emrit me Greqinë, si dhe të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike”. “Andaj referendumi i 30 shtatorit është një moment historik që ne duhet ta marrim seriozisht, sepse aty vendoset e…
Kryeministri Zoran Zaev sonte deklaroi se katër gjëra do të ndryshohen në Kushtetutë përmes miratimit tv një amendamenti, në pajtueshmëri me marrëveshjen e Prespës. Ndryshimi i parë është, siç tha ai, shtimi i përcaktimi gjeografik, i dytë është në Preambulën për përforcimin e elementeve konstitutive të shtetësisë përmes ASNOM-it. “Dëshirojmë ta bëjmë me një amendament që të mos shpenzojmë kohë për më shumë amendamente. Besoj se kjo mundet. Juristët do ta thonë fjalën e fundit, por thelbi është ky”, deklaroi Zoran Zaev. Kryeministri Zaev potencoi se marrëveshja e Prespës është korrekte dhe zgjidhje e drejtë bazuar në fakte dhe se…
Më 2 tetor në Gjykatën Penale në Shkup me dëgjim të dëshmitarëve vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Pas dëgjimit të sotshëm të dëshmitarit Aco Angellovski, ish-truproja e Oliver Spasovskit, seanca vazhdoi me deklaratat e dëshmitarëve Aleksandra Bogoevska Krstanovska, në atë kohë e punësuar në sigurimin e Kuvendit, Marjan Mitevski, ish-punëtor në drejtorinë e gjashtë e MPB-së si shef i sigurimit të ish-kryeparlamentarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe polici Agim Aliu. Pas pyetjeve të Prokurores Villma Ruskoska, të tregojë se çfarë ka ndodhur më 27 prill në Kuvend dhe…
[embedded content] Për çdo ditë, Ivanka pret që nipi i saj të mbarojë mësimin e ta ndihmojë për ta mbajtur çantën e shkollës. E mbushur me libra dhe fletore, ajo thotë se çanta është tepër e rëndë për të rriturit e jo më për fëmijët. “Me këtë kurriz që ka do të shtrembërohet. Prandaj ka skolioza e gjëra të tilla. Ja provojeni sa e rëndë është. Sa peshon? Nuk di t’ju them por është e rëndë edhe për mua, e jo më për të”, tha Ivanka Kërstevska. Edhe të tjerë që prisnin para shkollës fillore “Goce Dellçev” na thanë se…
[embedded content] Ministria e Drejtësisë nuk ka kritere se si do tu bëhet përllogaritja e dëmshpërblimit real për gjashtë ish të burgosurit të pafajshëm për rastin “Sopoti”. Ky ishte qëndrimi i sotshëm i Ministres Deskoska, e cila tha se e drejta e dëmshpërblimit atyre nuk ju refuzohet, por për koston e saktë do të vlerësohet përmes procedurës gjyqësore. Në këtë rast, kompetente është Gjykata civile për të përcaktuar edhe dëmin jo material. “Problemi është se në Ministri nuk janë caktuar kritere, në bazë të të cilave do të vlerësohet. Kështu që gjykata është organi kompetent që do të vlerësoj edhe…
25 Shtator 2018 / 16:06 Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Marrëveshja për emrin me Greqinë mund të anulohet nëse në referendum vetëm një votë është më shumë “Kundër” marrëveshjes. Zaev tha se kërkesa për mbajtjen e referendumit është e VMRO-së dhe se ajo duhet të tregoj qartë qëndrimin e saj sikur edhe liderët e partive tjera. Zaev tha se në referendum do të votoj “Për” pasi marrëveshja garanton të ardhmen e Maqedonisë. Vendimet tona, i imi, i Dimitrovit nuk do të kenë asnjë vlerë nëse populli nuk i voton. Kjo është e bukura e referendumit. Premtimi që të organizohet…
25 Shtator 2018 / 16:02 Qeveria miratoi ndryshimet e Ligjit të noterëve dhe atij për përmbaruesë me të cilin ulen tarifat e noterëve dhe përmbaruesve. Ulja e shpenzimeve të qytetarëve të cilët kanë borxhe për shërbimet komunale dhe ata të cilët kanë kredi konsumatore do të jetë edhe më e madhe në krahasim me tarifat e qytetarëve të tjerë. Për shërbime noteriale qytetarët do të paguajnë 10% të borxhit të përgjithshëm, por jo më shumë se 500 denarë. Kryeministri Zaev sqaroi se në rast se borxhi është 1000 denarë, kompensimi për notarin do të jetë 100 denarë, nëse borxhi është…

