27 Shtator 2018 / 11:58 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjat vizitës zyrtare në Maqedoni me homologun e tij Talat Xhaferi, u bëri apel qytetarëve të Maqedonisë që të dalin dhe të votojnë në referendumin për çështjen e emrit dhe të përcaktohen për një Maqedoni evropiane. I bëj thirrje te gjithë qytetareve të Maqedonise që me 30 shtator të dalin në votim dhe të përcaktohen për BE dhe NATO”- deklaroi Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot nga ora 19:00 deri në orën 20:00 në Shkup do të mbahet tubim i qytetarëve dhe për këtë arsye në këtë periudhë do të kryhet riorientim i qarkullimit në rrugën “11 Shtatori” gjatë udhëkryqit me rrugën “Dame Gruev” dhe udhëkryqin me bulevardin “Koço Racin” në të dy drejtimet. Në njoftimin e sotëm MPB-ja thekson se e respekton shprehjen e lirë të mendimit, por njëkohësisht apelon tek qytetarët që të distancohen nga ndërmarrja e aktiviteteve të dhunshme që të ruhet rendi dhe qetësia. “MPB në pajtim me të gjitha dispozitat ligjore, do të…
27 Shtator 2018 / 11:27 Një grup pro demokracisë tha se ka zbuluar përpjekje të gjera “online” për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, i cili ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit. Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve, anëtarët e të cilit përfshijnë politikanë si ish-zv.presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-zv.kryeministri britanik, Nick Clegg; njoftoi se përpjekjet për pengimin e votuesve synojnë të prishin referendumin, i cili kërkon një pjesëmarrje prej 50% për të qenë i vlefshëm. Në referendum, qytetarëve do t’iu kërkohet të votojnë për marrëveshjen me Greqinë, për ndryshimin…
Opinionist Arben Llalla gjatë emisionit ClickPlus pohoi se nëse dështon referendumi Maqedonia nuk do të ketë stabilitet dhe ekonomi stabile. Gjithashtu shtoi se shqiptarët duhet të dalin të votojnë sepse përderia Shqipëria, Kosova dhe Amerika e mbështetën Referendumin, nuk të ketë Plan “B” për dështimin e Referendumit Për më shumë ndiqni videon e plotë. [embedded content] [embedded content]
Adil Mustafa nga Këshilli i intelektualëve shqiptarë gjatë emisionit Click Plus deklaroi se nëse kalon Referendumi na hapen rrugët për demokraci dhe drejtësi më të madhe në Republikën e Maqedonisë. Përpos kësaj ai ngriti edhe shqetësimin e tij lidhur me partitë politike, që pohon se të njejtat janë pengë. Për më shumë ndiqni videon e plotë. [embedded content] [embedded content]
Analisti politik, Nijazi Muhamedi gjatë emisionit në ClickPlus gjithashtu ngriti çështjen siç e quan ai, fshehjen e bërë nga partitë politike shqiptare. Ai pohoi se partitë politike shqiptare fshehën që sipas tij NATO-ja ka kërkuar jo vetëm që të zgjidhet çështja e emrit. Për më shumë ndiqni videon. [embedded content] [embedded content]
Kryetari i Akademisë Shqiptaro-Amerikane për Art dhe Shkencë, Skënder Kodra i cili së fundmi është duke e realizuar vizitën e pestë të tij në Maqedoni, lidhur me temat të cilat i tangojnë shqiptarët e Maqedonisë. Kodra, gjatë emisionit shpalosi edhe detaje mbi kërkesat e tyre që ja kanë dërguar kryeministrit Zoran Zaev. Për më shumë ndiqni videon e plotë. [embedded content] [embedded content]
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Maqedoni, ka bërë të ditur Qendra për informim e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë qëndrimit në Shkup do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi. “Në takim, dy kryetarët e Kuvendeve do të bisedojnë për marrëdhëniet midis dy vendeve, për mundësitë për thellim të bashkëpunimit parlamentar, si dhe për integrimet e përbashkëta euroatlantike të Kosovës dhe Maqedonisë”. [embedded content]
Ura në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit e gjatë 7 kilometra Po vazhdojnë punimet në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ që lidh Kosovën me Maqedoninë. Ura në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, do të jetë e gjatë afro 7 kilometra dhe llogaritet më e gjata në Ballkan. Por, sa është e sigurt kjo urë, mësojmë nga kronika në vazhdim./21Media [embedded content] [embedded content]
[embedded content] “Apeloj te të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, masovikishtëqë të dalin ta përkrahin referendumin” deklaroi Abdulla Memeti, profesor universitar. Kështu apeluan sotintelektualët shqiptar dhe diaspora shqiptare në SHBA. Ata thirrën që të gjithë më 30 shtator të dalin dhe të votojnë në referendum. Ata përshëndetën marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë si dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Intelektualet shqiptar kërkojnë që në ndryshimet kushtetuese, të përfshihen edhe të drejtat kolektive të shqiptarëve, që populli dhe gjuha shqipe të përfshihen në kushtetutë si element shtetformues. “Unë dua tash e tutje shqiptarët edhe gjithë të tjerët të ulën bashkërisht. Kërkesa e shqiptarëve…
[embedded content] “Vendimi i 30-të shtatorit do të reflektojë në xhepin e qytetarëve” – kështu tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani, sipas së cilit, e ardhmja e biznesit të vendit do të jetë dramatike, varësisht se si do të votohet në referendum. “Dramatik pozitiv nëse referendumi është i suksesshëm dhe bëhemi anëtarë të NATO-s, me çka fitojmë stabilitet politik, parashikueshmëri ekonomike dhe politike e poashtu me aderim në Bashkimin Evropian bëhemi pjesë e tregut 500 milionësh. Dhe kuptohet, dramatik negativ nëse, hipotetikisht, ky proces nuk ka sukses, sepse kjo do të thotëpaparishikueshmëri, tërheqje të investitorëve të huaj, mungesë të guximit të biznesit…
Bashkëpunimi në siguri i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së me qëllim forcimi i sigurisë dhe stabiltietit, ka qenë temë e takimit joformal në Grac e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Austrisë në të cilën ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Bekim Maksuti. Siç kanë njoftuar Ministria e Mbrojtjes, në takimin që është nën patronazhin e ministrit austriak të Mbrojtjes Mario Kunasek, ministrat janë informuar për konkluzat e takimit kohë më parë të ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Vjenë. “Maqedonia përballet me sfidat e njëjta të sigurisë dhe kërcënimeve si…

