27 Shtator 2018 / 16:05 Më shumë se shtatë milionë euro do t’i ndajnë dy kompani nga Shkupi që do të pastrojnë dhe mirëmbajnë godinën e Qeverisë dhe objekteve shoqëruese. Shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta i publikoi marrëveshjet e firmosura milionëshe në Byronë për prokurime publike. Megjithatë, paratë nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë. Kompania “Serta” do të marrë më shumë para, respektivisht katër milion euro, ndërsa kompania e dytë “Bapal Blagoj” do të pastrojë për 700 mijë euro më pak, ose për tre milion e treqind mijë euro. Të dy kompanitë do të kenë obligim…
Author: almakos
27 Shtator 2018 / 16:01 Ish deputetët e përbërjes së parë parlamentare i bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në referendum dhe të votojnë PËR. Ish kreu i parë i Kuvendit, Stojan Andov dhe deputetët tjerë konstatojnë se në Maqedoni është krijuar klima e nevojshme ndër-etnike si vlerë Evropiane. U zgjova të ju tregoj se sot në Maqedoni ekziston unitet formal. Unitet i maqedonasve, shqiptarëve dhe pakicave tjera etnike. Unitet për idenë Evropiane- tha Stojan Andov, Kryetar i parë i Kuvendit. Ish deputeti Alil Xhaferovski thekson se 30 shtatori nuk duhet lëshuar si mundësi. Qëndrimi juaj ndaj liderëve dhe partive politike…
27 Shtator 2018 / 15:16 Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, ka dorëzuar padi penale për ish ministren e brendshme Gordana Jankullovska nën dyshimin për veprën e kryer penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Bëhet fjalë për punësimin e jashtëligjshëm të 100 praktikantëve. Gordana Jankullovska, ish-ministre e Punëve të Brendshme, gjatë vitit 2012, në disa raste, duke shmangur dispozitën ligjore për punësim të praktikantëve në procedurë të hapur dhe publike me shpalljen e konkursit publik, ishte drejtuar deri tek Ministria e Financave për të siguruar mjete financiare për punësim të 70 personave – praktikantë me arsim të lartë…
Të dielën më 30 shtator në ditën e mbajtjes së referendumit, në zyrën e Avokatit të Pupullit në periudhën prej orës 7 deri në orën 18 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321 në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore. Të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip të dielën do të hapen me qëllim që qytetarëve t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Avokati i Popullit komunikoi se qytetarët mund të drejtohen personalisht në zyrat, por edhe…
27 Shtator 2018 / 13:23 Në Gjykatën Penale sot për lëndën “Tank” të PSP-së janë caktuar seanca të reja. Seancën e ardhshme, gjykatësja Dobrila Kacarska e caktoi për më 1 tetor kur duhet të merret në pyetje dëshmitari i fundit dhe personi teknik i mbrojtjes si dhe të kryhen edhe dëshmitë shtesë nga të dyja palët. Gjykatësja Kacarska më 3 tetor i caktoi fjalët përmbyllëse. Dëshmitarët të cilët kanë dhënë deklarata në seancat e deritanishme në procedurën e ndarë në rastin “Tanku”, janë dëgjuar edhe në rastin i cili tani më përfundoi me aktgjykim prej dy vjet burgim për ish-kryeministrin…
Përfitimi i realizuar i operatorit ekonomik është në kuadër të përfitimit të zakonshëm nga shitja e automobilit “mercedes C600”, gjegjësisht nuk ka realizuar përfitim ekstra, theksoi sot në Gjykatën Penale në Shkup, eksperti për punë materiale dhe financiare, Strahil Gligorovski. Ekspertizën e ka bërë sipas urdhrit të PSP-së për ta konfirmuar përfitimin e dilerit të shitjes së automjetit për seancën e PSP-së në lëndën “Tank”, për çka zhvillohet procedura e ndarë kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska për furnizimin publik të automobilit të blinduar “mercedes gard” në vlerë prej 600 mijë euro në vitin 2012. Seancën e ardhshme,…
27 Shtator 2018 / 12:53 Deputetet nga përbërja e parë parlamentare gjatë një konference për shtyp, kanë bërë thirrje për dalje sa më masive dhe votën “për” në referendumin e 30 shtatorit. Thirrjes i janë bashkuar edhe ish deputet te VMRO-DPMNE-së. Ndërkohë Stojan Andov, gjatë fjalimit të tij deklaroi se në Maqedoni ekziston unitet i mjaftueshëm për idenë Evropiane dhe për tu bere pjese e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka realizuar takim me homologun e tij Talat Xhaferi. Pas përfundimit të takimit Veseli dhe Xhaferi në konferencë të përbashkët për shtyp thanë se Kosova dhe Maqedonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në shumë sfera. Kadri Veseli tha se Kosova respekton integritetin territorial të Maqedonisë dhe shtoi se si do që të jetë vullneti i qytetarëve në referendum për marrëveshjen me Greqinë, Kosova do ta respektojë emrin e Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë deklaratave të tij ju bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që…
27 Shtator 2018 / 12:38 Lidhja Demokratike e Kosovës iu bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë masovikisht në referendumin për emrin dhe të votojnë pro marrëveshjes historike me Greqinë. Duke përkujtuar se Maqedonia, është para një momenti shumë të rëndësishëm dhe historik për të ardhmen e popujve të saj, LDK iu bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që këtë moment historik ta përdorin në interesin e tyre dhe në të mirë të së ardhmes evropiane të shtetit të tyre. “Të dielën qytetarët e Maqedonisë do të vendosin për të ardhmen evropiane të vendit të tyre, për prosperitetin dhe…
Aktivitete dhe ngjarje edukative preventive për komunikacion do të mbahen në kuadër të aksionit “Shkolla të sigurta – nxënës të klasave të para të sigurt” të cilën e organizojnë Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion të Rrugëve (KRSKR) dhe Trigllav Sigurimi. Aksioni filloi në SHF ” Kole Kaninski” në Manastir, ndërsa do të realizohet në më shumë se 20 komuna. Për këtë rast janë përgatitur 4.000 xhaketa fluoreshente të sigurisë të cilat do t’iu ndahen nxënësve nga klasa e parë për dukshmëri më të madhe në komunikacion. Maska “Qeni – Ruan” do të jetë pjesëmarrës aktiv i ngjarjeve edukative në të cilat…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot rreth orës 03:00, zyrtarë të policisë kanë vërejtur një automjet për ngarkim të parkuar dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 33 emigrantë ilegal nga Pakistani. “Në orën 03:15 rreth 400 metra nga makina, në rrugën e vjetër Shkup-Gjevgjeli, policia ka vërejtur dy persona të dyshuar si drejtues të automjetit. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në Stacionin Policor të Negotinës”, thonë nga MPB. Ata shtojnë se bëhet fjalë për dy persona nga Velesi B.S (36) dhe G.T (36) dhe se po merren masa për të qartësuar plotësisht rastin. [embedded content]
Gjithsej 11 aksidente kanë ndodhur dje në rajonin e SPB Shkup, në të cilat gjashtë kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa në tetë prej tyre është shkaktuar dëm material. Për tejkalimin e shpejtësisë së paraparë janë sanksionuar 73 shoferë. Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni 14 persona, trе nën ndikimin e alkoolit dhe 10 të cilët kanë drejtuar automjetin para se të marrin patentë shoferin. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 10 automjete të paregjistruara. Karrotreci ka ngritur 62 automjete. [embedded content]

