Tualete të reja u vendosën në dy zona në kopshtin zoologjik të Shkupit. Përveç tualeteve standarde, ka një tualet për personat me aftësi të kufizuara dhe një hapësirë për ndërrimin e pelenave për bebet. Përpara çdo habitati janë vendosur tabela të reja edukative, ku vizitorët mund të lexojnë informacionet më interesant për çdo kafshë. Në Kopshtin Zoologjik në Shkup, po bëhen përgatitjet e fundit për hapjen e habitatit për dy elefantët që do të zhvillohet këtë të shtunë, duke filluar nga ora 11:30. Në evenimentin “Për Kopsht Zoologji evropian” do të performojnë fëmijët nga festivali “Bilbili i Artë” dhe bendi…
Author: almakos
26 Shtator 2018 / 14:59 Dëmshpërblimi përmes rrugës gjyqësore mbetet opsioni i fundit për Sopotasit. Ekspertët interpretojnë se ligji nuk obligon ministrinë e Drejtësisë të ofrojë me doemos shumën e kërkuar nga të dënuarit. Zvonko Davidoviq thekson se Ligji mbi procedurën penale përcakton qartë se dikasteri i Drejtësisë mund të ofrojë një shumë të caktuar për dëmin ose të mos pranojë kërkesën. Në rast se të dënuarit nuk janë të kënaqur nga shuma e ofruar ose i mohohet kërkesa, atëherë nisin procedurë në Gjykatën Civile. I dënuari është i obliguar që në fillim të drejtohet tek ministria e Drejtësisë. Ministria…
26 Shtator 2018 / 14:07 Këshilli i intelektualëve shqiptarë në Maqedoni dhe diaspora shqiptare në SHBA mbështesin referendumin e 30 shtatorit. Megjithatë mbështetjen e tyre e kushtëzojnë me ndryshimet kushtetuese që do të vijojnë më pas, duke kërkuar që përskaj ndryshimeve që burojnë nga Marrëveshja e Prespës në Kushtetutë të përfshihen edhe kërkesat për rregullimin e statusit shtet-formues të shqiptarëve dhe zyrtarizmit të gjuhës shqipe. Unë apeloj që shqiptarët dhe gjithë të tjerët të marrin pjesë në referendum, sepse këtu bëhet fjalë për të ardhmen. Me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe me fillimin e procedurës për pranim në BE…
Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor janë denoncuar tre raste të reja të sulmeve nga qentë endacakë. Në orën 01:50 në Stacionin Policor – Qendër, N.K (22) nga Shkupi ka denoncuar se më 25.09.2018 rreth orës 23:30 në rrugën “Prolet” është sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak në pjesën e përparme të këmbës. MPB sot bëri të ditur se mbrëmë në orën 20:20 në Stacionin Policor – Gazi Babë, M.V (54) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 18.50 në rrugën “Pehçevska” është sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak në pjesën e këmbës së djathtë. Më 25.08.2018…
26 Shtator 2018 / 14:00 Shumica e shkollave në gjuhën shqipe në Strugë punojnë pa pedagogë, psikologë dhe defektologë. Pavarësisht se më këtë mungesë shkollat përballen prej kohësh, Ministria e Arsimit nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap për zgjidhjen e problemit. Psikologë nuk ka në Veleshtë, Radolisht, Dellogozhd, Tatesh dhe Labunishtë. Shumë shpesh punën e psikologut e bën pedagogu. Pengesa kryesore për punësimin e këtyre kuadrove është se Ministria e Financave refuzon të japë para për vende të reja pune. Në shkollën fillore më të madhe në Strugë, “Vëllezërit Miladinovci” nuk ka pedagog në gjuhën shqipe, kështu që këtë funksion…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tërheqin disa bateri antiaeroplanë dhe raketa nga Lindja e Mesme, sipas Reuters duke iu referuar Wall Street Journal, i cili citon zyrtarë të paidentifikuar të ushtrisë amerikane. Pentagoni do të tërheqë sistemet e raketave nga rajoni muajin e ardhshëm, thuhet në raport. Të katër sistemet raketore Patriot do të tërhiqen nga Jordania, Kuvajti dhe Bahrejni, raporton Wall Street Journal dhe shton se kjo shënon zhvendosjen e fokusit nga konfliktet e gjata në Lindjen e Mesme dhe Afganistanin. Ushtria tani është e përqendruar në tensionet me Kinën dhe Rusinë, raporti citon zyrtarë të paidentifikuar ushtarakë.…
26 Shtator 2018 / 13:26 Sot filloi ndërtimi i rrugës Bosnja dhe Hercegovina e cila do të zgjerohet plot 40 metra. Bulevardi parashikohet që të bëhet me nga tre korrësi në të dyja anët, shteg për biçikleta, trotuare për këmbësorë dhe gjelbërim në mes dy hajeve. Promovimin e fillimit të punimeve e bëri kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kreu i Komunës së Butelit Velimir Smilevski, sipas të cilëve hapja e kësaj arterie të rëndësishme do e lehtësojë komunikacionin në kryeqytet. Projekti do të kushtojë 150 milion denarë, mjete këto të siguruara nga buxheti i Qytetit të Shkupit…
26 Shtator 2018 / 13:10 Numër rekord i vëzhguesve vendorë dhe të huaj do të jenë në vendvotime të dielën më 30 shtator që ta ndjekin procesin e prononcimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për çështjen e referendumit. Numri zyrtar nga KSHZ-ja e vëzhguesve vendorë është 11.907, ndërsa vëzhguesve të huaj është 493, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë akredituar edhe 194 përkthyes. Krahas gazetarëve vendorë, referendumin do ta ndjekin edhe gazetarë të huaj. KSHZ ka akredituar 83 gazetarë nga 32 media, por, siç informojnë nga atje, disa gazetarë janë refuzuar për shkak të asaj që kanë parashtruar kërkesë për kreditime…
Pas disa muajsh pune intensive në terren, kanë përfunduar aktivitetet ndërtimore për rregullimin e shtratit të lumit të Likovës. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-së për të përmirësuar gjendjen e vendit në drejtim të mbrojtjes nga përmbytjet në rajonet me rrezik të lartë. Në terren sot kanë qenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Winton dhe kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi. Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Winton, tha se duke njohur nevojën për të krijuar një…
Lideri i partisë opozitare OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski frikësohet se ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese, përveç ndryshimit të emrit, do të vijë deri tek ridefinimi i shtetit me çka Maqedonia do të shëndrohet në shtet binacional. Përveç kësaj, jep dyshime se kryeministri Zaev është dakorduar për përfitime të reja për bashkësinë shqiptare në prag të zgjedhjeve presidenciale. Në intervistë për “Nezavisen”, Mickoski tha se nënkryetari i OBRM-PDUKm-së, Mitko Jançev vepron sipas strategjisë së tyre, ndërsa jo kundër tij personal. Është i bindur se ato që do të abstenojnë dhe do të votojnë “kundër” marrëveshjes me Greqinë, do të jenë më me numër…
26 Shtator 2018 / 11:40 Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se të gjitha Repartet e Punëve administrative do të punojnë edhe të shtunën edhe të dielën. Të gjitha kërkesat për lëshim të letërnjoftimeve ( të dëmtuar, të humbur ose të vjedhur), sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të bëhen në mënyrë urgjente në të gjitha Repartet rajonale për punë administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë nëse parashtruesi nuk posedon pasaportë biometrike. Kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen dhe menjëherë pas pranimit të aplikacionit për letërnjoftim, Reparti për informatikë do t’i përpunojë dhe…
Në Gjykatën penale sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për procedurën e ndarë për lëndën “Tanku” të PPS-së dhe për lëndën “Tarifa”. Në seancat paraprake të procedurës së ndarë për “Tanku”, e cila zhvillohet kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska janë dhënë prova materiale dhe janë marrë në pyetje dëshmitarë, të cilët në njëfarë mënyre janë përfshirë në furnizimin publik të automjetit të blinduar “mercedes gard” në vlerë prej 600.000 eurove në vitin 2012. Dëshmitarët të cilët kanë dhënë deklarata në seancat e deritanishme në procedurën e ndarë në rastin “Tanku”, janë dëgjuar edhe në rastin i cili…

