26 Shtator 2018 / 14:00
Shumica e shkollave në gjuhën shqipe në Strugë punojnë pa pedagogë, psikologë dhe defektologë. Pavarësisht se më këtë mungesë shkollat përballen prej kohësh, Ministria e Arsimit nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap për zgjidhjen e problemit. Psikologë nuk ka në Veleshtë, Radolisht, Dellogozhd, Tatesh dhe Labunishtë. Shumë shpesh punën e psikologut e bën pedagogu.
Pengesa kryesore për punësimin e këtyre kuadrove është se Ministria e Financave refuzon të japë para për vende të reja pune. Në shkollën fillore më të madhe në Strugë, “Vëllezërit Miladinovci” nuk ka pedagog në gjuhën shqipe, kështu që këtë funksion e kryen pedagog maqedonas.
Në Strugë ka disa psikologë të diplomuar që prej vitesh janë duke pritur për punësim. Përveç këtij problemi, shumë shkolla në Strugë nuk kanë salla sporti, kështu që detyrohen që orët e edukatës fizike dimër-verë t’i mbajnë jashtë në qiell të hapur. Kërkuam përgjigje nga Ministria e Arsimit, nëse planifikohen punësime të reja, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje.
Miki Trajkovski


