27 Shtator 2018 / 13:23
Në Gjykatën Penale sot për lëndën “Tank” të PSP-së janë caktuar seanca të reja.
Seancën e ardhshme, gjykatësja Dobrila Kacarska e caktoi për më 1 tetor kur duhet të merret në pyetje dëshmitari i fundit dhe personi teknik i mbrojtjes si dhe të kryhen edhe dëshmitë shtesë nga të dyja palët.
Gjykatësja Kacarska më 3 tetor i caktoi fjalët përmbyllëse.
Dëshmitarët të cilët kanë dhënë deklarata në seancat e deritanishme në procedurën e ndarë në rastin “Tanku”, janë dëgjuar edhe në rastin i cili tani më përfundoi me aktgjykim prej dy vjet burgim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin, si nxitës për kryerjen e veprës dhe gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim për ish-ndihmës ministrin në MPB Gjoko Popovski.


