27 Shtator 2018 / 16:01
Ish deputetët e përbërjes së parë parlamentare i bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në referendum dhe të votojnë PËR. Ish kreu i parë i Kuvendit, Stojan Andov dhe deputetët tjerë konstatojnë se në Maqedoni është krijuar klima e nevojshme ndër-etnike si vlerë Evropiane.
U zgjova të ju tregoj se sot në Maqedoni ekziston unitet formal. Unitet i maqedonasve, shqiptarëve dhe pakicave tjera etnike. Unitet për idenë Evropiane- tha Stojan Andov, Kryetar i parë i Kuvendit.
Ish deputeti Alil Xhaferovski thekson se 30 shtatori nuk duhet lëshuar si mundësi.
Qëndrimi juaj ndaj liderëve dhe partive politike shprehni në zgjedhke. Ky është referendum. Ne besojmë se vendimi i vërtetë për 30 shtator është që të dilet dhe të votohet për- ftoi Alil Xhaferovski, ish deputet.
Diplomati dhe ish deputeti Muhamed Halili vlerëson se 30 shtatori është situatë tjetër nga ajo e viteve 90.
Ne kemi të drejtë kredibile që t’i ftojmë të gjithë qytetarët e Maqedonisë që përkundër dallimeve që i kanë të votojnë për një Maqedoni e prosperuar, demokratike dhe ekonomikisht të fortë. Kjo gjë bëhet vetëm me kyçje në proceset demokratike në BE dhe NATO- tha Muhamed Halili, Ish deputet.
Thirrjes i janë bashkuar edhe ish deputet të VMRO-DPMNE-së. Mihaill Panovski vlerëson se për Maqedoninë, NATO dhe BE janë alternativa e vetme. Ai nuk deshi të komentojnë vendimin e VMRO DPMNE-së.
Dua të them se jam i sigurt se marrëveshje më të mirë se kjo Maqedonia nuk mund të ketë. Për Maqedoninë, NATO dhe BE nuk kanë alternativë- tha Mihaill Panovski, Ish deputet i VMRO-DPMNE-së.
Të pyetur se pse janë të paktë në numër, deputetët u përgjigjën se një pjesë nuk kanë mundur të jenë prezent për arsye shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër nuk janë gjallë.
Adrian Kerimi


