[embedded content]
“Apeloj te të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, masovikishtëqë të dalin ta përkrahin referendumin” deklaroi Abdulla Memeti, profesor universitar.
Kështu apeluan sotintelektualët shqiptar dhe diaspora shqiptare në SHBA. Ata thirrën që të gjithë më 30 shtator të dalin dhe të votojnë në referendum. Ata përshëndetën marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë si dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Intelektualet shqiptar kërkojnë që në ndryshimet kushtetuese, të përfshihen edhe të drejtat kolektive të shqiptarëve, që populli dhe gjuha shqipe të përfshihen në kushtetutë si element shtetformues.
“Unë dua tash e tutje shqiptarët edhe gjithë të tjerët të ulën bashkërisht. Kërkesa e shqiptarëve të mos injorohet dhe të inkorporohet në ndryshimet e ardhshme që duhet të bëhen në kushtetutën e Maqedonisë me doemos” deklaroi Nevzad Halili, kryetari i parë i PPD-së.
“Kushtetuta e Maqedonisë duhet të ndryshoj se shqiptarët, duhet të jenë shtet formues në Maqedoni dhe popull i barabartë. Marrëveshja e Prespës, ishte pak shqetësim për diasporën shqiptare, se nuk mori pjesë opozita shqiptare. Nuk kemi asgjë kundër popullit maqedonas, kërkojmë barazi, duhet të jemi në dy gjuhësi, shtet formim, decentralizim, dhe ndarje të buxhetit” deklaroi Mamut Skenderi nga Diaspora shqiptare në SHBA.
Ata gjithashtu thanë se pa miratimin e këtyre kërkesave nuk mund të ketë integrim të vendit në NATO dhe BE.Kërkesat e tyre do të adresohen tek institucionet shtetërore dhe te faktori ndërkombëtar.
Përgatiti: Zimer Jashari
Data 15.06.2026
Aktuale
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi
- Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
- Mundësi të reja për studentët dhe administratën
- Nga java e ardhshme, Mickoski paralajmëron ulje të konsiderueshme e çmimeve të benzinave
- U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin, djalin e Erzen Breçanit
- Maqedonia anëtare e rrjetit global për siguri kibernetike “FIRST”
- Kujdestarja nga Kosova pretendon se u dhunua nga punëdhënësi në Tetovë

